Page 27 - Demo
P. 27
Kontinenti i Azisë Zhvillimi ekonomikPasuritë e mëdha natyrore të kontinentit të Azisë kanë ofruar kushtet për zhvillim ekonomik mjaft të larmishëm. Azia Lindore konsiderohet pjesa më e zhvilluar ekonomike dhe industriale e botës pas Amerikës Veriore. Shtetet aziatike kanë shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike, ku më kryesoret janë: bujqësia, industria, transporti e turizmi.Bujqësia – është veprimtaria ekonomike bazë e popullsisë së Azisë. Kushtet natyrore, si: tokat bujqësore, kushtet klimatike, pasuritë ujore etj., kanë mundësuar që bujqësia e Azisë të jetë mjaft e zhvilluar. Është prodhuesja më e madhe në botë e kulturave të grurit, orizit, pambukut, kauçukut, çajit, mëndafshit etj. Dallohet edhe për lloje të ndryshme të frutave tropikale dhe subtropikale. Blegtoria – është veprimtari shumë e vjetër ekonomike dhe ka ndryshuar me kalimin e kohës. Në këtë kontinent gjendet numri më i madh i gjedhëve, deleve, derrave, shpezëve etj. Prodhimtaria blegtorale është e lartë, por vështirë t’i plotësojë nevojat e popullsisë për shkak të numrit të madh të banorëve.Pylltaria – Rreth 30% e territorit të Azisë është e mbuluar me pyje, çka mundëson zhvillimin e pylltarisë. Pyjet shtrihen në Azinë Jugore, Juglindore dhe Lindore, si dhe në brezin e tajgave në Azinë Veriore. Në viset tropikale, pyjet nuk shfrytëzohen mjaftueshëm për shkak të qasjes së vështirë.Peshkimi – veprimtari ekonomike shumë e zhvilluar, sidomos në Kinën Lindore dhe Japoni. Këto dy shtete shfrytëzojnë hapësirat ujore në Detin e Verdhë dhe Detin e Japonisë për peshkim dhe e kanë burim kryesor të ushqimit. Industria – Degët më të zhvilluara të industrisë janë: metalurgjia, industria kimike, e drurit, e letrës, tekstile, ushqimore, e makinave, kompjuterike, elektronike etj. Shtetet e kontinentit të Azisë, si: Japonia, Kina, Koreja e Jugut, India, Indonezia, Singapori, Turqia, Izraeli etj., kanë shënuar një rritje të shpejtë të zhvillimit industrial. Në disa degë të industrisë, sidomos në teknologji, kanë dominim në tregun botëror. Ndërsa shtete me shkallë të ulët zhvillimi industrial janë: Nepali, Bangladeshi, Butani, Laosi, Mongolia etj. Transporti – Krahas zhvillimit të hovshëm ekonomik dhe industrial, janë zhvilluar të gjitha llojet e transportit modern. Transporti rrugor dhe hekurudhor është mjaft i rëndësishëm për qarkullim, sidomos brenda kontinentit, si për njerëzit, ashtu edhe për mallrat. Modernizimi i këtij lloj transporti ka mundësuar një qarkullim shumë të shpejtë dhe komod. Transporti detar është zhvilluar gjithashtu në mënyrë mjaft të hovshme. Porte të shumta detare mundësojnë qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve. Transporti ajror është gjithashtu mjaft i zhvilluar dhe ka lidhje të shumta brenda shteteve të Azisë, si dhe me kontinente të tjera. Si prodhuese të mjeteve transportuese njihen Japonia, Kina, Indonezia, Koreja e Jugut, Turqia etj. Këto shtete janë të njohura për prodhimin e automjeteve, anijeve, trenave modernë, aeroplanëve.modern. Transporti rrugor dhe hekurudhor është mjaft isidomos brenda kontinentit, si për njerëzit, ashtu zimi i këtij lloj transporti ka mundësuar një ë dhe komod. Transporti detar është rë mjaft të hovshme. Porte të shumtamin e mallrave dhe të njerëzve. ashtu mjaft i zhvilluar dhe a shteteve të Azisë, si a. Si prodhuese të ihen Japonia, ugut, Turqiahura për nijeve, ve.2 Plantacionet e orizit në Kinë3 Kina po udhëheq botën me shërbimet e trenave super të shpejtë.25

