Page 29 - Demo
P. 29
1.6Azia Jugperëndimore ka një sipërfaqe afër 6,9 milionë km2 ose 28% të sipërfaqes së Azisë. Përfshin Gadishullin e Azisë së Vogël (Turqinë), Gadishullin Arabik (që nga evropianët njihet si “Lindja e Afërt”) dhe Iranin e Afganistanin (që nga evropianet quhet “Lindja e Mesme”). Azia Jugperëndimore shtrihet midis Detit Mesdhe në perëndim dhe kufirit lindor të Afganistanit, Detit të Zi në veri dhe gjirit të Adenit në jug. Në këtë rajon gjenden rrugë detare me rëndësi strategjike, si ngushtica e Bosforit, Kanali i Suezit dhe Ngushtica e Hormuzit. Azia Jugperëndimore ndahet nga Afrika Veriore nga një çarje mes pllakës tektonike afrikane dhe asaj arabe, të cilat i largohen njëra-tjetrës. Mbi këtë çarje tektonike të krijuar rreth 12 milionë vjet më parë, shtrihet Deti i Kuq.AZIA JUGPERËNDIMORE – VEÇORITË NATYRORE Lindja e Afërme Gadishulli Arabik Lindja e Mesme Deti i Vdekur Gjiri PersikFjalë kyçeNxënësi/ja:• tregon rolin dhe rëndësinë e pozitës gjeografike të AJP-së, si rajon mes kontinenteve të “Botës së Vjetër”;• identifikon format kryesore të përthyeshmërisë dhe relievit në Azinë Jugperëndimore;• analizon karakteristikat klimatike, hidrografike dhe të botës së gjallë në këtë rajon.JEMENARABIASAUDITEIRAN AFGANISTANIRAKTURQISIRIAIZRAELQIPROLIBANJORDANIAEMIRATET E BASHKUARA ARABEKATARBAHREINKUVAJTOMANDetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŽƐĞĂƚůĂƐŝŶƉģƌĂƚŽƋģƵƉģƌŵĞŶĚģŶŵģƐŝƉģƌĚŚĞďģŶŝƉģƌŬƵĨŝnjŝŵŝŶĞnjŝƐģ:ƵŐƉĞƌģŶĚŝŵŽƌĞ͕ƐŝĚŚĞŐũĞŶŝŶŐƵƐŚƚŝĐĂƚĚŚĞŬĂŶĂůĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞ͘2 Pamje nga shkretëtirat arabe 3 Shtrirja gjeografike e MesopotamisëMalet ZagrosShtrirja e përafërte Gjirit Persikderi në vitin 5500 p.e.r.ChaburEufratITigri300 kGaziantepDijarbakirVashukaniMalet TaurusDetiMesdheLibanIzraelJordaniIrakSiriShkretëtira sirianeKuvajtAlepo IranHamaBejrutDamaskJeruzalem AmanGjiri PersikpBasraAhvazNazhafQerbelaBagdadKirkukMosulPalmira MariNinevehNuziHatraAshurSiparBabiloniaKishIsinNipurLagashUrukUr Sharaz SpasinuMESOPOTAMIA Khabur Kushtet natyrore të rajonit – RelieviNë Azinë Jugperëndimore dallojmë forma të ndryshme relievi, si: male të larta, rrafshnalta, shkretëtira dhe ultësira. Në pjesën veriore, në formë vargjesh, shtrihen malet e larta duke filluar nga malet Pontike dhe Taurus në Azinë e Vogël, malet Kaukaz mes Detit të Zi dhe atij Kaspik, malet Elburz, Zagros dhe Kopet-Dag në Iran, si dhe malet Hindukush në Afganistan. Rrafshnaltat më të njohura janë ajo e Anadolisë në Turqi, pastaj ajo e Armenisë dhe rrafshnalta e Iranit. Gadishulli Arabik ka një reliev kryesisht në formë rrafshnalte, ku gjenden tri shkretëtira të njohura: në veri, shkretëtira e Sirisë, shkretëtira e madhe Nefud dhe shkretëtira Rub-el-Hali. Në mes të këtyre formave relievore gjendet fusha e Mesopotamisë, e cila vazhdon në jug drejt Gjirit Persik. Ajo përbëhet prej shtresave aluvionale dhe është mjaft pjellore. 1 Shtrirja gjeografike e Azisë Jugperëndimore27

