Page 30 - Demo
P. 30


                                    Kontinenti i AzisëKarakteristikat klimatike të Azisë JugperëndimoreNë pjesën më të madhe të këtij rajoni mbizotëron klima e thatë subtropikale, ndonëse shfaqen disa dallime mes pjesës jugore të Gadishullit Arabik dhe pjesës veriore të Azisë së Vogël. Në pjesët e larta të maleve Taurus, Maleve Pontike, Kaukaz, Elburz etj., mbizotëron klima malore, me verë të shkurtër e të freskët dhe me dimër të gjatë e reshje bore. Në pjesën e rrafshnaltës së Anadolisë, Armenisë dhe Iranit mbizotëron klima kontinentale stepore, me dimra të ftohtë dhe vera të nxehta e të thata (ku reshjet atmosferike nuk janë më shumë se 250 mm/vit). Gadishulli Arabik karakterizohet nga klima subtropikale shkretinore e thatë dhe me temperatura të larta. Zonat përgjatë bregdetit të Detit Mesdhe kanë klimë mesdhetare, e cila është më e përshtatshme për jetesë. Në Azinë Jugperëndimore, klima karakterizohet nga katër stinë të dalluara të vitit, ku temperaturat mesatare sillen rreth 18°C dhe reshjet rreth 800 mm. Dimri është i butë dhe me reshje, ndërsa vera është e nxehtë dhe me pak reshje. Karakteristikat ujoreAzia Jugperëndimore është pothuajse tërësisht e rrethuar nga masa ujore. Mungesa e reshjeve ndikon në varfërinë e përgjithshme të ujërave sipërfaqësore në këtë rajon të Azisë; shumica e zonave kanë më pak se 450 mm reshje në vit. Për shkak se pjesa më e madhe e rajonit është e thatë, ka pak lumenj që rrjedhin gjatë gjithë vitit. Dy nga lumenjtë më të rëndësishëm të këtij rajoni janë Tigri dhe Eufrati. Ata burojnë nga malet e Turqisë, rrjedhin nëpër fushën e Mesopotamisë dhe, para se të derdhen në Gjirin Persik, bashkohen në Basra të Irakut, nga edhe merr emrin lumi Shat-el-Arabi. Nga lartësitë e maleve të Libanit buron lumi Jordan (një lumë i vogël), që derdhet në Detin e Vdekur. 4 Pamje nga malet Taurus 5 Pamje nga Malet Pontike6 Karakteristikat klimatike të Azisë JugperëndimoreShkretinoreGjysmë e thatëMesdhetareSubtropikaleMalore28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34