Page 31 - Demo
P. 31
Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyraDETI I VDEKUR • Sipërfaqja: 1010 km katror. • Liqen i kripur; prania e madhe e kripës ka bërë që të mungojë bota e gjallë, nga e ka marrë edhe emrin.• Është i vendosur në kufijtë e Palestinës, Izraelit dhe Jordanisë (fig. 8). • Është pika më e ulët e ujit në botë; bregdeti i tij është nën nivelin e detit 395 m. • Është formuar si rezultat i lëvizjeve tektonike. 1 dƌĞŐŽŶŝƌģŶĚģƐŝŶģĞƉŽnjŝƚģƐŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģnjŝƐģ:ƵŐƉĞƌģŶĚŝŵŽƌĞ͘2 WƐĞĞƟŝsĚĞŬƵƌŬĂŵĂƌƌģŬģƚģĞŵģƌ͍3 EƵŵģƌŽŶŝĚŝƐĂŶŐĂĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚƚģnjŝƐģ:ƵŐƉĞƌģŶĚŝŵŽƌĞ͘4 ŝůĂŶŐĂŬůŝŵĂƚŶģnjŝŶģ:ƵŐƉĞƌģŶĚŝŵŽƌĞģƐŚƚģŵģĞƉģƌƐŚƚĂƚƐŚŵĞƉģƌũĞƚĞƐģ͍ƌƐLJĞƚŽŶŝ͘5 ŝůĂƚũĂŶģŬĂĨƐŚģƚŬĂƌĂŬƚĞƌŝƐƟŬĞƋģũĞƚŽũŶģŶģƐŚŬƌĞƚģƟƌĂƚĞnjŝƐģ:ƵŐƉĞƌģŶĚŝŵŽƌĞ͍Deti i Vdekur ndodhet në rajonin ku sipërfaqja e Tokës është fundosur – dhe fundi i liqenit po fundoset ende, deri në 33 cm në vit, një ritëm tepër i shpejtë. Lumi që e ushqen me ujë të ëmbël këtë liqen është lumi Jordan, me mbi 6,5 milionë tonë ujë të freskët Shtrirja e botës bimore dhe shtazore në Azinë JugperëndimoreNë pjesën më të madhe të rajonit mbizotëron stepa e thatë si formacion bimor dhe fizionomia gjysmëshkretinore. Aty ku ka mundësi ujitjeje të tokave apo në oaza, bota bimore është më e vrullshme dhe e llojllojshme. Kjo zonë shtrihet nga Gjiri i Persisë në fushën e Mesopotamisë së ujitur, kalon rrëzës së Rrafshnaltës së Anadolisë dhe vazhdon në bregdetin e Detit Mesdhe. Zonë tjetër e vegjetacionit është bregdeti i Detit Mesdhe, e cila karakterizohet nga vegjetacioni mesdhetar me lloje tipike të pyjeve, makjeve e dushqeve me gjelbërim të përhershëm. Prej kulturave mesdhetare rriten agrumet, si: fiku, limoni, palma, ulliri etj. Në viset në të cilat dominon stepa, është zhvilluar blegtoria nomade, në oazat dhe sipërfaqet e ujitura dhe në viset me lagështi është zhvilluar lavërtaria e në disa zona të kufizuara, pylltaria. Prej shtazëve, më të veçantat janë devetë, delet dhe dhitë.IZRAELIEGJIPTI JORDANIASIRIALIBANIBreguPerëndimorRripi i GazësDeti MesdheDeti i VdekurDeti i Galilesë7 Pamje nga Deti i Vdekur 8 Shtrirja gjeografike e Detit të Vdekur29

