Page 34 - Demo
P. 34
Kontinenti i AzisëJugperëndimore dhe ndahet në dy sekte: sunitët (arabët dhe turqit) dhe shiat (iranianët dhe irakianët). Të krishterët jetojnë kryesisht në Qipro dhe Liban, ndërsa ata hebrenj në Izrael.Në aspektin politik, ky rajon nuk ka qenë i qetë dhe vazhdon të ketë tensione dhe konflikte. Problemi i Palestinës me Izraelin, lufta e kurdëve, lufta në Afganistan, Siri etj., janë nga krizat që po tërheqin vëmendjen e gjithë botës.Zhvillimi ekonomikPasuritë natyrore – Azia Jugperëndimore është rajoni më i njohur për rezervat e naftës. Vlerësohet se aty gjenden rreth 50% të rezervave botërore. Dallohen shtetet rreth Gjirit Persik, si: Arabia Saudite (shteti me rezervat dhe prodhimin më të madh), Irani, Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari. Pos rezervave të naftës, ky rajon është i pasur edhe me gaz natyror, qymyr, krom, bakër, hekur, zink, plumb, mangan. Bujqësia – ka qenë historikisht degë e rëndësishme ekonomike, mirëpo kushtet natyrore, siç janë temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe hapësirat e mëdha me shkretëtira, e kanë kushtëzuar këtë veprimtari. Kohët e fundit ka njohur zhvillim të madh bujqësia, krahas zhvillimit të teknologjisë, ujitjes, masave agroteknike etj. Prodhimet bujqësore janë: gruri, orizi, panxharsheqeri, ulliri, agrumet, hudhra, duhani, pambuku etj.Blegtoria – rajoni është i njohur për kultivimin e deveve dhe bagëtisë së imët (deleve e dhive). Kanë një blegtori nomade, ku dallohen beduinët (banorët e shkretëtirave). Industria – rezervat e mëdha të naftës kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e industrisë. Me zbulimin e fushave të mëdha të naftës dhe përdorimin e “arit të zi”, zhvillimi ekonomik i këtij rajoni ka njohur ngritje të dukshme. Janë ndërtuar naftësjellës, qendra për përpunimin e naftës, rrugë bashkëkohore, aeroporte etj. Azia Jugperëndimore ka shënuar rritje edhe në industrinë ushqimore, tekstile, kimike e metalurgji.Të ardhurat për kokë banori janë shumë të larta dhe disa shtete renditen ndër vendet e para në botë, si: Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahrejni, Izraeli etj.1 Meka 2 Jerusalemi32

