Page 37 - Demo
P. 37


                                    1.8Nxënësi/ja:TURQIA Pozita gjeografike – Turqia shtrihet në dy kontinente, ndodhet në pjesën lindore të kontinentit evropian dhe në pjesën perëndimore të kontinentit aziatik. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në kontinentin e Azisë. Sipërfaqja e përgjithshme është 783 562 km2 . Rreth 3% e sipërfaqes së Turqisë është në Evropë. Zona e saj evropiane, Traka është 24 378 km2. Zona aziatike e Turqisë (Azia e Vogël) quhet Anadoll dhe mbulon 759 184 km katrorë. Turqia ka dalje në detet Mesdhe, Egje, Marmara dhe Detin e Zi. Turqia është urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës. Nëpër brigjet e saj kalojnë rrugë të rëndësishme që lidhin kontinente të tjera. Rëndësi të madhe kanë ngushticat Bosfor dhe Dardanele. Kushtet natyrore Relievi – Pjesën më të madhe të relievit të Turqisë e zënë rrafshnalta e Anadolisë, e cila ka lartësi mesatare 900-1500 m. Kjo rrafshnaltë në pjesën lindore kalon në rrafshnaltën e Armenisë. Në pjesën lindore të saj gjendet pika më e lartë, mali Ararat (majë vullkanike) me 5165 m. Rrafshnalta e Anadolisë në veri mbyllet nga Malet Pontike, ndërsa në jug nga malet Taurus. Pjesa evropiane e Turqisë është e ulët dhe përfshin ultësirën e Trakës lindore me lartësi rreth 200 m. Klima – është kryesisht subtropikale, në bregdet mesdhetare dhe në brendësi kontinentale, ndërsa në viset malore ka klimë tipike malore. Reshjet ndikohen fuqishëm nga relievi, totalet vjetore prej 305-406 mm janë karakteristikë për pjesën më të madhe të brendshme, ndërsa pjesët më të larta të vargmaleve Pontike dhe Taurus marrin më shumë se 1000 mm. TURQIA, ARABIA SAUDITE DHE IRANI  Anadolia Bosfori Stambolli mesdhetarFjalë kyçe• analizon ngjashmëritë dhe dallimet e veçorive gjeografike mes këtyre tri shteteve;• krahason specifikat e popullatave mes këtyre shteteve;• diskuton për zhvillimin e degëve ekonomike të secilit shtet.DetyrëĂƐŚŬģŵĞŵģƐŝŵĚŚģŶģƐŝŶͬĞŶ͕ĂŶĂůŝnjŽŶŝŶģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŽƐĞŶģĂƚůĂƐƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĨŝŬĞĚŚĞďģŶŝŬƵĨŝnjŝŵŝŶĞdƵƌƋŝƐģ͘• Lloji i qeverisjes: Republikë presidenciale• Kryeqyteti: Ankara• Monedha: Lira turke (TRY)• Popullsia (2023): 86,7 milionë• Dendësia: 111 banorë/km²• Sipërfaqja e përgjithshme: 784 mijë km2• Pika më e ulët: Deti Mesdhe 0 m• Pika më e lartë: Mali Ararat 5137 mRUSIAGJEORGJIARUMANIA UKRAINABULLGARIAGREQIAQIPROLIBANISIRIAIRAKUDeti i ZiDeti MesdheEdrene StambollTrojaPamukalaAntaliaKoniaNefshehirErzinkanDijarbakirTURQIA1 Pozita gjeografike e Turqisë35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41