Page 38 - Demo
P. 38


                                    Kontinenti i Azisë2 AshjaHidrografia – Kushtet klimatike kushtëzojnë një rrjet të varfër të lumenjve. Ata pak lumenj që janë, e kanë burimin në pjesën e lartë të Turqisë, prej nga derdhen në detet e afërme në drejtime të ndryshme. Lumenj të tillë cilësohen me shtrat të ngushtë dhe të thellë; janë të shpejtë dhe kanë sasi të madhe uji. Lumenjtë Tigër dhe Eufrat i kanë burimet në rrafshnaltën e Anadolisë. Ndërsa lumenj të mëdhenj që derdhen në detin Mesdhe janë: Kizel Irmak dhe Jeshil Irmak. Bota e gjallë – Bimësia është mjaft e larmishme. Shumëllojshmëria e botës bimore është e lidhur ngushtë me relievin, klimën dhe dherat. Në pjesën bregdetare të Mesdheut mbizotërojnë shkurret mesdhetare, ndërsa pjesa e brendshme e Anadolisë është më e thatë dhe me vegjetacion stepash. Turqia është shumë e pasur me shpendë dhe kafshë të egra (ujq, dhelpra, derra, mace të egra, kastorë, kunadhe, çakej, hiena, arinj, drerë, gazela e dhi).Popullsia – Turqia është shteti i dytë për nga popullsia në Azinë Jugperëndimore, pas Iranit. Aty jetojnë mbi 86 milionë banorë dhe viset më të populluara janë ato bregdetare të Detit të Zi, Marmarasë, Egjeut dhe ngushticës së Bosforit, ku është përqendruar popullsia dhe qytetet më të mëdha. Vetëm në Stamboll jeton rreth 20% e popullsisë së Turqisë. Qytete të tjera të mëdha janë: Ankaraja, Bursa, Gaziantepi, Adanaja, Konia, Antalia etj. Shtimi natyror – është 10,9 për mijë (2020), rreth 75% e popullsisë jeton në qytete.Struktura etnike e popullsisë – Turqit përbëjnë rreth 80% të popullsisë, kurdët rreth 19%. Pakica të tjera janë: armenët, shqiptarët, grekët, arabët etj. Në Turqi, një numër i madh i popullsisë është me prejardhje shqiptare (rreth 5 milionë).Pasuritë natyrore – Zhvillimi ekonomik i Turqisë është i mbështetur në pasuritë e shumta dhe të llojllojshme natyrore, si: qymyri, hekuri, ari, kromi, magnezi, squfuri, toka e punueshme, pasuritë ujore energjetike dhe bregdeti i zhvilluar për turizëm.Bujqësia – Nga kulturat bujqësore kultivohen më së shumti: duhani, ullinjtë, agrumet, panxhar sheqeri, pambuku, çaji, luledielli, perimet etj. Blegtoria dallohet për mbarështimin e gjedhëve, deleve, dhive etj.Industria – Ka të zhvilluar industrinë prodhuese, ku veçohen: metalurgjia, industria tekstile, kimike, elektronike, ushqimore etj. Ndër qendrat më të industrializuara të Turqisë janë: Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Adanaja etj.Transporti – Turqia ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit. Është urë lidhëse mes Perëndimit dhe Lindjes. Është po ashtu qendër e rëndësishme në transportin ajror për lidhje me të gjitha vendet e botës. Ka mjaft të zhvilluar edhe transportin rrugor, hekurudhor e detar.Turizmi – Ka një shumëllojshmëri potencialesh turistike, me atraksione të shumta natyrore dhe monumente kulturore e historike. Vende të njohura turistike për turistët e mbarë botës dhe si qendra kryesore mund të përmendim Stambollin, Antalian, Çanakalanë, Kapadokian etj.3 Fabrikë prodhimi makinash, Bursa36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42