Page 39 - Demo
P. 39
Kontinenti i AzisëARABIA SAUDITEPozita gjeografike – Arabia Saudite është shteti më i madh i rajonit të Azisë Jugperëndimore. Përfshin afro 80% të Gadishullit të Arabisë. Kufizohet me: Jordaninë, Irakun, Kuvajtin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omanin dhe Jemenin. Në pjesën perëndimore, ka dalje në Detin e Kuq, ndërsa në atë lindore në Gjirin Persik.Relievi – Pjesën më të madhe të territorit të këtij shteti e përbëjnë shkretëtirat, si Nefudi i Madh dhe i Vogël, shkretëtira Rub el Hali në jug. Relievi është kryesisht në formë rrafshnalte, me lartësi mesatare rreth 500 m. Klima – Mbizotëron klima shkretinore e thatë dhe shumë e nxehtë. Reshjet sillen rreth 100 mm në vit, por ka raste kur nuk bie asnjë pikë shi për vite të tëra.Hidrografia – është shumë e varfër dhe mungojnë rrjedhjet e përhershme sipërfaqësore. Për këtë vend, janë tipike vadet, shtretërit e tharë të lumenjve që krijohen gjatë periudhës së shkurtër të shirave. Bota e gjallë – është e varfër dhe kryesisht e përfaqësuar nëpër oaza ku rriten palmat, bananet, hurmat etj. Ndërsa, prej kafshëve, më tipike është deveja.Popullsia – Në Arabinë Saudite jetojnë rreth 36 milionë banorë (2023). Vendi ka dendësi të vogël, me rreth 17 banorë/km², për shkak të shtrirjes së gjerë të shkretëtirave në Gadishullin Arabik. Përqendrimi më i madh i popullsisë është rreth bregdetit të Detit të Kuq dhe Gjirit Persik. Shtimi natyror ka shënuar rënie vitet e fundit, duke arritur në 15,9 për mijë (2020). Rreth 74% e popullsisë janë arabë; pakicat e tjera janë afroaziatikë. Gjuha zyrtare është arabishtja dhe besimi zyrtar është ai islam. Qytetet më të njohura janë: Riadi, Medina, Meka, Xhedahu (Xhida) etj.Zhvillimi ekonomik – Nafta është pasuria kryesore; ajo përbën rreth 16% të rezervave botërore dhe është shpallur pasuri kombëtare. Ky shtet është eksportuesi më i madh i naftës dhe ka pasuri të tjera, si: ar, argjend, bakër, zink, plumb, hekur etj. • Lloji i qeverisjes: Monarki absolute• Kryeqyteti: Riad• Monedha: Riali saudit (SAR)• Popullsia (2023): 36,3 milionë• Dendësia (banorë/km²): 17• Sipërfaqja e përgjithshme: 2,15 milionë km2• Pika më e ulët: Gjiri Persik, 0 m• Pika më e lartë: Xhebel-Ferva, 3002 mSOMALIJEMENEBAKATARIRANKUVAJTIZRAEL IRAKEGJIPTSUDANETIOPIJORDANIDeti i ArabisëGjiri i OmanitGjiri PersikDeti i KuqARABIASAUDITEHailJanbuXheda MekaDamamZhubailDetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŶģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŽƐĞŶģĂƚůĂƐ͕ƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĨŝŬĞƚģƌĂďŝƐģ^ĂƵĚŝƚĞ͘5 Peizazh shkretëtire pranë Riadit4 Pozita gjeografike e Arabisë Saudite37

