Page 41 - Demo
P. 41
Kontinenti i AzisëKlima është kontinentale në pjesën më të madhe të territorit, vera është e thatë dhe e nxehtë, ndërsa dimri karakterizohet nga temperatura të ulëta. Reshjet ndryshojnë mes viseve malore në veri, ku janë më të shumta se në pjesën perëndimore dhe qendrore të shtetit, ku janë më të pakta. Hidrografia është e varfër; prej lumenjve, më i njohuri dhe më i madhi është lumi Karun që derdhet në Gjirin Persik.Pjesa më e madhe e pyjeve shtrihen në rajonin e Kaspikut, ku dominojnë pyjet gjetherënëse, ndersa pjesa e brendshme është më e thatë dhe me vegjetacion më të varfër. Popullsia – Me rreth 87 milionë banorë (2023), Irani është shteti me numrin më të madh të popullsisë në këtë rajon të Azisë. Iranianët përbëjnë rreth 60% të popullsisë. Popuj të tjerë janë: azerët, kurdët, arabët, turqit, turkmenët etj. Shtimi i popullsisë është 10 për mijë dhe mosha mesatare e popullsisë, 32 vjeç. Persishtja është gjuhë zyrtare; besimi zyrtar është islami. Qytetet më të njohura janë Teherani, Busheri, Shirazi, Isfahani, Tebrizi etj.Zhvillimi ekonomik – Pasuritë natyrore më të rëndësishme janë nafta dhe gazi natyror. Pjesa më e madhe e tyre gjenden rreth Gjirit Persik. Irani është vendi i dytë në botë për gaz natyror dhe i katërti për rezerva nafte. Ka edhe pasuri tjera, si: qymyr, hekur, plumb, zink, bakër etj.Bujqësia është degë mjaft e rëndësishme. Në vend kultivohen gruri, elbi, misri, orizi, frutat, hurmat, agrumet, rrushi, perimet, ullinjtë, çaji etj. Blegtoria dallohet në mbarështimin e deleve, dhive, gjedhëve, kuajve, deveve, shpezëve. Degët kryesore të ekonomisë janë nxjerrja dhe përpunimi i naftës, industria energjetike, metalurgjia, industria tekstile, ushqimore, ndërtimore etj.Ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit, hekurudhor, automobilistik, ajror dhe detar.8 Malet Zagros 9 Malet ElburzPyetje dhe detyra1 ŶĂůŝnjŽŶŝƌŽůŝŶĞƉŽnjŝƚģƐŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģdƵƌƋŝƐģƐŝƵƌģůŝĚŚģƐĞŵĞƐffiǀƌŽƉģƐĚŚĞnjŝƐģ͘2 ŝůĂƚũĂŶģǀĞĕŽƌŝƚģŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚĚŚĞƚģŬůŝŵģƐŶģdƵƌƋŝ͕ƌĂďŝ^ĂƵĚŝƚĞĚŚĞ/ƌĂŶ͍3 ŝůĂƚũĂŶģĚŝƐĂŶŐĂĚĞŐģƚŬƌLJĞƐŽƌĞĞŬŽŶŽŵŝŬĞŶģŬģƚŽƚƌŝƐŚƚĞƚĞ͍4 ĨĂƌģŬŽŶƐŝĚĞƌŽŚĞƚƐŝƉĂƐƵƌŝŬŽŵďģƚĂƌĞĞƌĂďŝƐģ^ĂƵĚŝƚĞĚŚĞƉƐĞ͍5 WƐĞģƐŚƚģŬĂƋŝnjŚǀŝůůƵĂƌƚƵƌŝnjŵŝŶģdƵƌƋŝĚŚĞĕĨĂƌģƌŽůŝůƵĂŶĂŝŶģnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞŬŽŶŽŵŝŬ͍10 Punëtorët në një fabrikë tekstili, Teheran39

