Page 42 - Demo
P. 42
F u s h a e I n d o - G a n g u tINDIALEGJENDËKryeqytetetQytetet kryesoreLumenjtëKufijtë shtetërorëRAJONI I AZISË LINDOREAFGANISTANKuetaSukurHiderabatKutakNju-DelhiDakaIshujt AndamanIshujt NikobarOQEANI INDIANKatmanduKitagongTimpuRAJONI I AZISË JUGLINDOREHIMALAJET1.9Pozita gjeografike Azia Jugore zë një sipërfaqe afro 4,5 milionë km2, dhe përfshin gadishullin e Indisë, ishullin Sri-Lanka, si dhe disa ishuj të vegjël në jugperëndim dhe në perëndim të saj. Azia Jugore quhet ndryshe edhe nënkontinenti indian, për shkak të masës së madhe tokësore dhe në formë trekëndëshi që zë India në këtë rajon. Në veri kufizohet me malet Hindukush dhe Himalaje që përbëjnë kufirin natyror ku rajoni ndahet nga pjesa tjetër e Azisë. Në jug ka dalje në ujërat e Oqeanit Indian. Në lindje, rajoni ndahet nga Azia Juglindore prej maleve dhe pyjeve të dendura. Në perëndim, rajoni ndahet nga Azia Jugperëndimore nga malet e larta Hindukush. Vija bregdetare e Azisë Jugore është pak e përthyer, me përjashtim të disa gjireve detare, ishujve e ngushticave. Prej gjireve, më i njohuri në pjesën perëndimore është gjiri i Bombeit, ndërsa në anën lindore gjendet gjiri i madh i Bengalit. Në juglindje gjendet ishulli më i madh i këtij rajoni, Sri-Lanka (Cejloni), i cili ndahet me ngushticën Palk nga gadishulli i Indisë. Në jugperëndim gjenden dy grupe ishujsh të vegjël: Lakadivet dhe Maldivet. Portet më të rëndësishme detare në Azinë Jugore janë: Karaçi, Bombei, Madrasi, Kalkuta dhe Kolomboja. AZIA JUGORE – VEÇORITË NATYRORE musonet Indi dhe Gangu xhunglat dhe savanat shkretëtira Tar HimalajetFjalë kyçeNxënësi/ja:• përshkruan pozitën gjeografike dhe përthyeshmërinë bregdetare të Azisë Jugore;• dallon tri format kryesore të Azisë Jugore (malet në veri, ultësirën e Hindustanit dhe Rrafshnaltën e Dekanit);• analizon veçoritë klimatike, hidrografike dhe biogjeografike të Azisë Jugore.DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĞĚŚģŶģĚŚĞŐũĞŶŝĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƌĞůŝĞǀŽƌĞĚŚĞƚģƉģƌƚŚLJĞƐŚŵģƌŝƐģďƌĞŐĚĞƚĂƌĞ͘1 Harta fiziko-gjeografike e Azisë JugoreKushtet natyrore Relievi – Në aspektin e relievit, në hapësirën e Azisë Jugore dallohen tri njësi: relievi malor në veri, pllajat në jug dhe ultësira e gjerë në qendër. Në pjesën veriore të këtij rajoni shtrihen Himalajet, që janë malet më të larta në botë (maja më e lartë është mali Everest me 8848 m). Himalajet janë male të reja, të cilat pësojnë vazhdimisht lëvizje tektonike ngritëse. Ato janë një seri vargmalesh (të jashtme, të mesme dhe të brendshme), me lugina shumë të bukura, me gjatësi rreth 2500 km nga veriperëndimi në juglindje dhe me një gjerësi 150-400 km nga veriu në jug. Këto male janë të mbuluara me borë dhe me akullnaja të përhershme; kjo ka bërë që shumë lumenj të mëdhenj t’i kenë burimet në këto male. Në jug të Himalajeve shtrihet ultësira më e madhe aluvionale e këtij rajoni, ultësira e Indo-Gangut, që është e ulët dhe nuk i kalon 100 m mbi nivelin e detit. Ultësira e Indo-Gangut karakterizohet nga toka të mira pjellore dhe dendësi e madhe e popullsisë. Në jug të ultësirës së Indo-Gangut shtrihet pllaja e Dekanit, e cila kufizohet në perëndim me Gatet Perëndimore, ndërsa në lindje shtrihet deri në Gatet Lindore. 40

