Page 43 - Demo
P. 43
Kontinenti i AzisëKlima – Shtrirja masive e Himalajeve shërben si mburojë natyrore e rajonit ndaj masave ajrore të ftohta të veriut të Azisë. Në Azinë Jugore dominon kryesisht klima musonike, e cila dallohet për kontrastet midis dimrit dhe verës. Në dimër, drejt Oqeanit Indian fryn erë e ftohtë dhe e thatë nga pjesa kontinentale, ndërsa në verë, drejt Indisë fryjnë erërat e ngrohta dhe të lagështa të Oqeanit Indian, duke sjellë reshje të mëdha shiu. Shirat musonike depozitojnë në ajër sasi të mëdha lagështie, shumica e të cilave bie si reshje bore në Himalaje. Klima musonike është faktori kryesor natyror i Azisë Jugore, e cila e dallon si njësi të veçantë rajonale. Musonet kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e bimëve dhe për jetën e njerëzve. Vit i begatshëm është kur musoni vjen në kohë, ndërsa kur vonohet, është vit i thatë dhe me pasoja të rënda për bujqësinë. Në Azinë Jugore ka gjashtë zona kryesore klimatike, siç mund ta shihni në hartë, në figurën 5. Zonat malore kanë klimë të ftohtë. Zona e lagësht tropikale gjendet përgjatë brigjeve perëndimore dhe lindore të Indisë dhe në Bangladesh. Temperaturat janë të larta dhe reshjet janë të mëdha. Në stacionin meteorologjik Çerrapunxhi të Indisë verilindore janë regjistruar reshjet-rekord botëror brenda një viti – 12 000 mm. Sri-Lanka jugore ka gjithashtu klimë të lagësht tropikale, ndërsa veriu është tropikal, i lagësht dhe i thatë.Zona gjysmë e thatë – një rajon me temperatura të larta dhe reshje të pakta shiu – gjendet në skajin veriperëndimor të Fushës së Indit dhe në një pjesë të pllajës së Dekanit. Zona e shkretëtirës mbulon pjesën më të madhe të luginës së poshtme të lumit Ind, në tokat kufitare të Indisë perëndimore dhe Pakistanit jugor. Në pjesën më të thatë të kësaj zone, shkretëtirën Tar, bie shumë pak shi – mesatarisht 250 mm në vit. Në periudhën e musoneve verore, gadishulli i Indisë kalon deri në 7-8 valë shiu dhe vape. Sasitë e mëdha të reshjeve shkaktojnë vërshime dhe dëmtojnë fushat me kultura bujqësore, ndërsa sasia e vogël e reshjeve shkakton thatësirë dhe uri mes popullatës. DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞŬƌĂŚĂƐŽŶŝůŝĚŚũĞŶĞƚŝƉĂǀĞŬůŝŵĂƚŝŬģŵĞůůŽũĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģďŝŵģƐŝƐģ͘2 Mali Everest 3 Himalaje 4 Nepal5 Klima dhe vegjetacioni në Azinë JugoreKlima Vegjetacioni Verë DimërTropikale e lagështTropikale e lagësht dhe thatë Shkretinore Gjysmë-e thatë Subtropikale e lagësht MalorePyll shiu tropikalBarishtore tropikale Shkurre të thata dhe shkretinore Barishtore mesatare Pyll i përzier gjetherënës MaloreErëra të lagështa nga jugperëndimiErëra të thata nga verilindjalagështi e ulëtshira të denduraHimalajet HimalajetOqeaniIndianOqeaniIndianOQEANI INDIANDeti ArabikDeti ArabikEkuatoriEkuatoriOQEANI INDIANTropiku i GaforresTropiku i Gaforres0 2500 250 500 kilometra500 milje 0 2500 250 500 kilometra500 milje41

