Page 44 - Demo
P. 44


                                    Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyraHidrografia – Në Azinë Jugore, lumenjtë më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm janë: Indi, Gangu dhe Brahmaputra, që burojnë nga Himalajet dhe derdhen në Oqeanin Indian. Lumi Gang, për besimtarët hindusë, është një lumë i shenjtë. Pse mendoni?Lumi Brahmaputra bashkohet me Gangun dhe formojnë deltën gjigante të Gang-Brahmaputrës, e njohur ndryshe si delta e Bengalit, më e madhja në botë. Gjatë periudhës së shirave, këta lumenj shkaktojnë përmbytje, sidomos lumi Brahmaputra, i cili përmbyt fushat e Bangladeshit. Bota e gjallë – Tipat klimatikë të shumëllojshëm dhe format e larmishme të relievit kanë kushtëzuar një bimësi të bujshme në Azinë Jugore (fig. 5). Në Azinë Jugore rriten pyjet e shiut, që njihen ndryshe edhe si xhungël. Pjesa veriperëndimore e rajonit është e thatë dhe dominojnë stepat, gjysmëshkretëtirat dhe bimësia e shkretëtirave.Sipas disa shënimeve, në Indi janë zbuluar rreth 21 000 lloje bimësh, më shumë se në çdo pjesë tjetër të botës. Karakteristikë tjetër është edhe rritja e shumë bimëve mjekësore. Në zonat bregdetare dhe në ato detare rriten lloje të ndryshme reptilësh, gjarpërinjsh, amfibësh, shpendësh, gjitarësh, peshqish etj. Në pyje hasim edhe kafshë të rralla, si: luani i Azisë, rinoceronti, tigri, dreri, elefanti etj.1 WģƌƐŚŬƌƵĂŶŝƚƌŝĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚŶģnjŝŶģ:ƵŐŽƌĞ͘2 ŶĂůŝnjŽŶŝƌŽůŝŶĞŬůŝŵģƐŵƵƐŽŶŝŬĞŶģũĞƚģŶĚŚĞǀĞƉƌŝŵƚĂƌŝŶģĞƉŽƉƵůůƐŝƐģƐģnjŝƐģ:ƵŐŽƌĞ͘3 ŝůĂƚůůŽũĞƚģďŽƚģƐďŝŵŽƌĞĚŚĞƐŚƚĂnjŽƌĞƌƌŝƚĞŶŶģnjŝŶģ:ƵŐŽƌĞ͍6 Përmbytjet nga reshjet e shumta në Indi42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48