Page 46 - Demo
P. 46
1.10Nxënësi/ja:Popullsia dhe veçoritë shoqëroreAzia Jugore është rajoni më i madh në Azi për nga popullsia. Aty jetojnë mbi 1,8 miliardë banorë dhe dendësia është 454 banorë/km². Vetëm në këtë rajon, jeton rreth 24% e popullsisë së të gjithë botës. Shpërndarja e popullsisë ndryshon shumë mes vendeve të rajonit. Pjesa më e madhe është e përqendruar në luginat e lumenjve, ultësirat dhe zonat bregdetare. Zonat malore, ato shkretinore dhe xhunglat musonike kanë dendësi shumë të ulët. Nr. ^ŚƚĞƟ Popullsia (2023)Sipërfaqja (km2)Dendësia (b/km²) <ƌLJĞƋLJƚĞƟ1 /ŶĚŝĂ ϭϰϭϲϳϲϱϯϬϬ 2 973 190 ϰϳϲ EũƵͲĞůŚŝ2 WĂŬŝƐƚĂŶŝ ϮϯϮϴϭϰϰϬϬ ϳϳϬϴϴϬ 302 /ƐůĂŵĂďĂĚŝ3 ĂŶŐůĂĚĞƐŚŝ ϭϲϵϭϯϲϱϬϬ 130 170 1299 ĂŬĂ4 EĞƉĂůŝ ϯϬϱϴϳϵϬϬ 143 350 213 <ĂƚŵĂŶĚƵ5 ^ƌŝͲ>ĂŶŬĂ ϮϭϲϱϮϵϱϬ ϲϮϳϭϬ 245 <ŽůŽŵďŽϲ ƵƚĂŶŝ 794 700 ϯϴϭϭϳ 20 dŝŵĨƵ7 DĂůĚŝǀĞƚ ϱϲϲϴϳϵ 300 ϭϴϴϵ DĂůĞ'ũŝƚŚƐĞũ 1 872 318 629 4 118 717 454Tabela. Të dhënat për shtetet e Azisë JugoreShtimi natyror i popullsisë vitet e fundit ka shënuar rënie graduale, por mbetet ende i lartë. Popullsia jeton kryesisht në vendbanime rurale dhe merret me bujqësi. Në qytete jeton rreth 36% e popullsisë. Ka popullsi të re dhe mosha mesatare është 27,6 vjeç. Këtu gjendet edhe shteti i dytë në botë për nga numri i popullsisë (India). Ky rajon është populluar shumë herët dhe këtu janë shfaqur civilizimet më të hershme të njerëzimit. Banorët e parë të këtyre vendeve njihen dravët dhe vedët, të vendosur kryesisht në luginat e lumenjve të mëdhenj si Indi. Këtu kanë lindur praktikat e para bujqësore dhe rajoni është origjinë e disa bimëve, si: orizi, pambuku, kallamsheqeri, rrushi etj. Rajoni njihet gjithashtu si hapësirë e kulturave të hershme të njerëzimit, e organizimit dhe planifikimit të qyteteve. Sistemi urban ishte i organizuar qysh herët me rrugë në formë shahu, me struktura funksionale dhe të ndara në lagje banimi, me shërbime publike, me sisteme ujësjellësi etj. Gjatë historisë, rajoni i Azisë Jugore u përball me migrime e pushtime të shumta dhe sot kemi një larmi të madhe gjuhësh, kulturash e fesh nga më të ndryshmet. Shumica e popullsisë i takon racës së bardhë. Aty fliten mbi 250 gjuhë, me shumë dialekte. Shumica e gjuhëve i përkasin grupit të gjuhëve indoevropiane, ndërsa një pjesë flasin gjuhët dravidike. Azia Jugore dallohet për besimet fetare. Besimi hindu është besimi kryesor për mbi 80% të popullsisë dhe kjo fe ka ndikim në kulturën dhe jetën e popullsisë. Besimet e tjera të përhapura në këtë rajon janë islami, budizmi dhe krishterimi.AZIA JUGORE – VEÇORITË SHOQËRORE – EKONOMIKE hindu shtimi i lartë dhe mbipopullimi çaji dhe pambuku pasuri natyrore• shpjegon specifikat kryesore të popullsisë në Azinë Jugore;• identifikon karakteristikat e ekonomisë së Azisë Jugore.Fjalë kyçe1 Tempull hindu në Penang, Malajzi44

