Page 47 - Demo
P. 47
Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyraEkonomia e Azisë JugoreZhvillimi ekonomik është i bazuar në pasuritë natyrore, të cilat janë të shumëllojshme. Rajoni ka pasuri nafte, qymyrguri e gazi natyror. Gjithashtu, është i pasur me minerale, si: hekur, bakër, krom, ar, boksite, uranium etj. Pasuri natyrore mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik konsiderohen edhe tokat e punueshme, pyjet, kullotat dhe pasuritë ujore.Këto pasuri natyrore ofrojnë mundësi për zhvillim ekonomik të larmishëm. Bujqësia është veprimtaria kryesore ekonomike, por ka dallime mes shteteve të ndryshme. Në disa shtete më pak të zhvilluara dominon bujqësia tradicionale, ndërsa në disa shtete të tjera, më të zhvilluara ka modernizim më të madh. Janë vende kryesisht agrare, ku rreth gjysma e fuqisë punëtore merret me bujqësi. Rajoni dallohet për prodhimin më të madh të orizit në botë, me rreth 35%. Njihet edhe për shumë kultura të tjera bujqësore, si: gruri, misri, çaji, pambuku, kallamsheqeri, kikiriku, duhani, arra e kokosit etj. Blegtoria është e përqendruar më shumë në rrafshnaltën e Dekanit dhe zonat e stepave, por nuk ka shkallë të lartë zhvillimi. Rajoni ka numrin më të madh të gjedhëve në botë dhe numër të madh delesh e dhish. Besimi mbizotërues në popullatë, hindu, nuk e lejon përdorimin e mishit të gjedhëve, pavarësisht se popullsia në disa rajone përballet me urinë.1 ĨĂƌģĞǀĞĕŽŶnjŝŶģ:ƵŐŽƌĞƉģƌŶŐĂŶƵŵƌŝŝƉŽƉƵůůƐŝƐģ͍2 ffiǀŝĚĞŶƚŽŶŝŐƌƵƉĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞĞƚŶŝŬĞĚŚĞďĞƐŝŵĞƚĨĞƚĂƌĞŶģnjŝŶģ:ƵŐŽƌĞ͘3 WģƌƉƌŽĚŚŝŵŝŶĞĐŝůĂǀĞŬƵůƚƵƌĂǀĞďƵũƋģƐŽƌĞŶũŝŚĞƚnjŝĂ:ƵŐŽƌĞĚŚĞĂŝƉůŽƚģƐŽũŶģĂƚŽŶĞǀŽũĂƚĞƉŽƉƵůůĂƚģƐ͍4 'ũĞŶŝŶģŚĂƌƚģƉŽƌƚĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģnjŝƐģ:ƵŐŽƌĞ͘Industria është e përqendruar më së shumti në metalurgji, përpunim të naftës, prodhimin e makinave, industrinë kimike, tekstile, ushqimore, farmaceutike, në elektroindustri etj.Transporti është i zhvilluar me shumë rrugë automobilistike dhe hekurudha. I zhvilluar është edhe transporti detar dhe ajror. Ka shumë porte dhe aeroporte që mundësojnë lidhjen e rajonit me vende të ndryshme të botës. Portet dhe qytetet kryesore në Azinë Jugore janë: Karaçi, Bombei, Madrasi, Kalkuta, Nju-Delhi, Hajdarabadi, Lahora, Daka, Katmanduja etj.Vlerat e shumta të trashëgimisë natyrore e kulturoro-historike kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Rajoni ka shumë qendra të vizituara dhe India dallohet për shumë lloje turizmi. Himalajet, viset bregdetare, monumentet historike, qytetet kanë nxitur kureshtje ndër vizitorët e shumtë nga e gjithë bota. Qytetet më të vizituara janë: Nju-Delhi, Mumbai (Bombei), Kalkuta, Agra etj.2 Uzinë metalurgjike, Kinë 3 Rafineri nafte, Indonezi45

