Page 49 - Demo
P. 49


                                    1.11INDIA Pozita gjeografike – India është një gadishull i madh, i vendosur në Azinë Jugore. Është vendi i dytë më i populluar, ndërsa për nga sipërfaqja është vendi i shtatë më i madh në botë. Ka pozitë qendrore në Oqeanin Indian, midis Azisë Jugperëndimore dhe Azisë Juglindore. Kufirin verior e mbyllin malet Himalaje, në jug ka dalje të gjerë në Oqeanin Indian, në pjesën perëndimore laget nga ujërat e Detit Arabik dhe në lindje ka gjirin e Bengalit.Vendi ka kufij tokësorë me Pakistanin në veriperëndim, Kinën, Nepalin dhe Butanin në veri, kufizohet me Bangladeshin dhe Birmaninë në perëndim. INDIA DHE PAKISTANI• Lloji i qeverisjes: Republikë parlamentare federale• Kryeqyteti: Nju-Delhi• Monedha: Rupia indiane (INR)• Popullsia (2023): 1,42 miliardë• Dendësia (banorë/km²): 576• Sipërfaqja e përgjithshme: 2,97 milionë km2• Pika më e ulët: Oqeani Indian, 0 m• Pika më e lartë: Kançenxhonga, 8586 m Oqeani Indian Indi, Gangu dhe grykëderdhjet aluvionale hindu dhe islami  Taxh-Mahali pambukuFjalë kyçeINDIAPAKISTANIAFGANISTANIKINAMIANMARISRI LANKANEPALIBUTANIBANGLADESHSrinagarAmristarXhaipurXhaisalmerUdaipurKandlaAhmedabad BopalNagpurVisakapatnam HiderabadMumbaiPanaxhiMormugaoBangalorKozhikodeKoçiKovalamÇenaiPondiçerriMaduraiAgraKanpurVaranasiKalkutaImfalNJU-DELHIGjiri i BengalitDetiArabikIshujtAndamanIshujtNikobarPort-BlerNga Himalajet rrjedhin tre lumenjtë kryesorë të Indisë. Kujtoni se cilët janë ata lumenj? Këta tre lumenj të mëdhenj formojnë një fushë të gjerë: rrafshin e Indo-Gangut. Pikërisht në këtë fushë ndodhet kryeqyteti Nju-Delhi. Kjo fushë formon zemrën e vërtetë historike të vendit, ku gjenden vendet e lashta të qytetërimit indian. Sa i përket pjesës jugore të Indisë, ajo është pjesërisht e përbërë nga pllaja e madhe e Dekanit.Popullsia – Me mbi 1,4 miliardë banorë, India është shteti i dytë më i madh në botë. Aty jeton 17,7% e gjithë popullsisë së botës. Shtimi natyror është rreth 10 për mijë (2020). Popullsia është e përqendruar kryesisht në luginën e lumit Gang, rrafshnaltën e Dekanit dhe viset bregdetare. Mosha mesatare e popullsisë është 28,4 vjeç. Vendi ka shkallë të ulët urbanizmi dhe në qytete jeton 35% e popullsisë.Shteti i Indisë dallohet për llojllojshmëri të popujve, gjuhëve, kulturave dhe besimeve. Ka mijëra grupe të vogla etnike dhe fisnore. Gjuhët kryesore janë: hinduishtja, bengalishtja, marati, tamile, urdu etj. Si popuj më të vjetër konsiderohen vedët, dravët dhe hindusët. Besimi kryesor në Indi është hinduizmi, në rreth 80% të popullsisë, islami në rreth 14% dhe, në një numër më të vogël, janë edhe besimtarët budist dhe të krishterë. 1 Pozita gjeografike e IndisëNxënësi/ja:• tregon dallimet dhe ngjashmëritë natyrore mes këtyre dy vendeve fqinje;• arsyeton nivelin e ndryshëm ekonomiko-shoqëror mes Indisë dhe Pakistanit.47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53