Page 50 - Demo
P. 50
Kontinenti i Azisë• Lloji i qeverisjes: Republikë parlamentare federale• Kryeqyteti: Islamabad• Monedha: Rupi pakistaneze (PKR)• Popullsia (2023): 233 milionë• Dendësia (banorë/km²): 302 (56th)• Sipërfaqja e përgjithshme: 771 mijë km2• Pika më e ulët: Deti Arabik, 0 m• Pika me e lartë: Mali K2 (Goduin-Ostin) 8611 mEkonomia – India ka pasuri të mëdha dhe të shumëllojshme natyrore. Pasuritë minerale janë: hekuri, kromi, bakri, zinku, plumbi, ari, argjendi, boksiti etj. Ka sipërfaqe të mëdha me toka të punueshme, pyje, pasuri ujore dhe rezerva nafte.Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë, bazuar në sipërfaqet e mëdha të punueshme dhe klimën e favorshme. E megjithatë, bujqësia nuk arrin t’i plotësojë nevojat e popullsisë së vendit, për shkak se është bujqësi ekstensive, mënyra e punimit të tokës është ende primitive dhe përdoren kryesisht kafshët. Për prodhimin e disa kulturave bujqësore, India renditet ndër vendet e para në botë: pambuku (vendi i parë në botë), orizi, gruri dhe çaji (vendi i dytë në botë), pastaj njihet për prodhimin e misrit, elbit, kallamsheqerit, duhanit, kikirikut, kauçukut etj. Në blegtori dallohet për rritjen e dhive dhe deleve. Është vendi i parë në botë për numrin më të madh të gjedhëve, por kjo degë e bujqësisë është ekstensive dhe prodhimtaria nuk është shumë e lartë. Degët më të zhvilluara të industrisë janë: metalurgjia, industria e ndërtimit të makinave, ajo kimike dhe e naftës. Industri të tjera me rëndësi janë ato tradicionale, artizanale, e tekstilit, ushqimore. Kohët e fundit kemi edhe zhvillimin e industrisë elektronike dhe teknologjisë. Qendrat kryesore industriale janë: Mumbai, NjuDelhi, Kalkuta, Bangalori etj. Janë të zhvilluara të gjitha llojet transportit, si: rrugor, hekurudhor, ajror e detar. India ka mbi 5 milionë kilometra rrugë automobilistike dhe mbi 70 000 kilometra hekurudha.Monumentet e shumta kulturore dhe historike kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Vendet më të vizituara janë: Taxh-Mahali në Agra (një nga 7 mrekullitë e botës), tempulli Menakshi në Madurai, shkallaret e puseve në Gujarat (UNESCO) etj. India ishte për një kohë të gjatë, deri pas Luftës II Botërore, nën ndikimin e kolonializmit britanik. Udhëheqës shpirtëror për çlirimin e Indisë ishte Mahatma Gandi. Është shtet federal parlamentar, që përfshin 28 shtete dhe 9 territore.PAKISTANI Pakistani zë pjesën veriperëndimore të Azisë Jugore. Veçori kryesore të relievit të Pakistanit janë malet Hindukush dhe Himalajet në veri; duke shkuar më në jug, ato zëvendësohen me vargmalet e Iranit dhe të Afganistanit. Malet kryesore në kufi me Iranin dhe Afganistanin janë ato Sylejman me 3450 m. Zona e ulët, e rrafshët e Pakistanit zë krahun lindor përgjatë luginës së lumit Ind. Lumi më i madh dhe më i rëndësishëm në Pakistan është Indi. Buron në malet e larta të Himalajeve dhe derdhet në Detin e Arabisë. Kjo ka bërë që në luginën e lumit Ind në Pakistan dhe në atë të Gangut në Indi të gjenden fushat më të mëdha aluvionale të kontinentit të Azisë. AFGANISTANITAXHIKISTANGilgitPeshavarRavalpindLahoreFaizalabadZhobMultanBahavalpurSukurKuetaNok-KundiKaraçiOrmara HiderabadGuadarIRANI PAKISTANIDetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŶģŚĂƌƚģŽƐĞĂƚůĂƐĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚ͘2 Taxh-Mahali3 Pozita gjeografike e Pakistanit48

