Page 51 - Demo
P. 51


                                    Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyraKushtet klimatike në pjesën perëndimore janë të thata dhe me temperatura të larta; si rezultat, është krijuar edhe shkretëtira Tar. Në lindje, klima është e lagësht tropiko-musonike dhe në malet e larta, e ftohtë. Popullsia – Pakistani ka mbi 230 milionë banorë dhe dendësia e popullsisë është mbi 300 banorë/km². Përqendrimi i popullsisë është më i madh në një shtrirje të gjerë të degëve të shumta të lumit Ind. Dendësia më e vogël e popullsisë është në malet e larta në veri dhe në shkretëtirën Tar në pjesën lindore. Ka rritje të lartë të popullsisë, me rreth 20 për mijë (2020) dhe dominojnë kryesisht moshat e reja. Mosha mesatare e popullsisë është rreth 22 vjeç. Në qytete jeton rreth 35% e popullsisë. Në Pakistan jetojnë këto etni: punxhabët, pashtunët, saraikët, sindët, muhaxhirët etj. Gjuhët kryesore janë: punxhabi, sindi, saraiki, urdu etj. Besimi zyrtar është islami me rreth 96% të popullsisë dhe besime të tjera janë hindu dhe krishter.Ekonomia – Pakistani ka sipërfaqe të mëdha toke të punueshme, naftë e gaz natyror, pasuri ujore dhe minerale, si: hekur, bakër, krom etj.Veprimtaria kryesore ekonomike është bujqësia, ku është e angazhuar mbi 40% e fuqisë punëtore. Kultivohen kryesisht orizi, pambuku, kallamsheqeri, misri, patatet, duhani etj. Blegtoria është gjithashtu veprimtari e rëndësishme – rriten gjedhë, dele, dhi, buallica, deve dhe shpendë. Industria është degë më e re dhe është e orientuar në prodhimin e energjisë, bazuar në burimet ekzistuese të naftës, gazit natyror, qymyrit, energjisë atomike dhe hidrike. Degët e industrisë janë: tekstile, ushqimore, farmaceutike, e instrumenteve kirurgjikale, të letrës, materialeve ndërtimore, industrisë së sheqerit etj. Qytetet që konsiderohen si qendrat më të mëdha industriale, janë: Islamabadi, Karaçi, Lahora, Faizalabadi, Multani etj. Pakistani ka të zhvilluar të gjitha llojet e transportit – rrjeti hekurudhor ka rreth 12 000 km gjatësi. Transporti ajror është zhvilluar vazhdimisht dhe sot ka një rol të rëndësishëm në ekonomi.2 Fabrikë tekstili, Islamabad 3 Fabrikë këpucësh, Lahore1 WģƌĐĂŬƚŽŶŝŶģŚĂƌƚģƉŽnjŝƚĂƚŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģ/ŶĚŝƐģĚŚĞWĂŬŝƐƚĂŶŝƚ͘<ƌĂŚĂƐŽũŝŶŝŵĞƐƚLJƌĞŬģƚŽƉŽnjŝƚĂŐũĞŽŐƌĂĮŬĞ͘2 ŝůĂƚũĂŶģŐũƵŚģƚĚŚĞďĞƐŝŵĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞŶģ/ŶĚŝ͍3 ŶĂůŝnjŽŶŝǀĞĕŽƌŝƚģŬƌLJĞƐŽƌĞĞŬŽŶŽŵŝŬĞƚģŬģƚLJƌĞĚLJƐŚƚĞƚĞǀĞ͘49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55