Page 52 - Demo
P. 52
1.12Pozita gjeografike e rajonitAzia Juglindore është një rajon i copëzuar. Shtrihet midis Azisë Jugore dhe Oqeanit Indian në perëndim, Australisë në juglindje, Oqeanit Paqësor në lindje dhe Azisë Lindore në veri. Përbëhet prej dy njësive kryesore: gadishullit të Indokinës dhe Malajit, si dhe pjesës ishullore të arkipelagut të Malajit. Këto dy njësi zënë një sipërfaqe afro 4,3 milionë km2 (17% të territorit të kontinentit të Azisë – është rajoni më i vogël). Pozita mes dy masave të mëdha tokësore, si dhe mes dy masave të mëdha ujore, bën që rajoni të ketë pozitë gjeografike mjaft të favorshme dhe strategjike. Shumë rrugë që kalojnë nga kontinenti i Azisë në drejtim të Australisë, po ashtu nga Oqeani Indian në drejtim të Oqeanit Paqësor, kalojnë përmes Azisë Juglindore, gjë që e bën ketë rajon një nyjë strategjike të rrugëve të rëndësishme detare dhe ajrore. Ngushticat më të rëndësishme nëpër të cilat kalojnë rrugët detare që lidhin Oqeanin Indian me atë Paqësor, janë ngushtica e Malajit dhe e Sundës (me Singaporin dhe Xhakartën si porte).Diferencat e këtij rajoni shfaqen në shumë elemente natyrore, si në reliev, klimë, hidrografi dhe në botën organike. Azia Juglindore është rajoni me bregdetin më të përthyer në kontinentin e Azisë. Është i pasur me gadishuj, gjire, ngushtica, ishuj etj. Gadishujt më të mëdhenj janë i Indokinës dhe i Malajit. Gjiret më të mëdha janë: Gjiri i Bengalit, Gjiri i Siamit dhe Gjiri i Tonkinit. Ngushticat më të rëndësishme janë ajo e Malajit dhe e Sundës. Ishujt më të mëdhenj janë: Sumatra, Borneoja, Celebesi, Java, Filipinet etj. Portet më të rëndësishme janë: Singapori (një ndër portet më të mëdha në botë), Bangkoku, Xhakarta, Jangoni (Ranguni), Ho Shi Mini (Sajgoni).AZIA JUGLINDORE – VEÇORITË NATYRORE gadishujt dhe gjiret ishujt dhe ngushticat vullkane dhe tërmete tajfune pyjet e shiutFjalë kyçeNxënësi/ja:• vlerëson rëndësinë e pozitës gjeografike dhe të përthyeshmërisë bregdetare të Azisë Juglindore;• përshkruan njësitë relievore dhe aktivitetet sizmike që ndodhin në këtë rajon;• krahason veçoritë klimatike, hidrografike dhe të botës së gjallë mes pjesës kontinentale dhe asaj ishullore të AJL-së.• rajoni gadishullor, i përbërë nga Vietnami, Kamboxhia, Laosi, Tajlanda dhe Mianmari (Burma);• rajoni ishullor, i përbërë nga Malajzia, Singapori, Indonezia, Brunei dhe Filipinet. Nënrajone kryesore:KINAMIANMARINDIATAILANDAVIETNAMJAPONIAFILIPINETINDONEZIAMALAJZIAMALAJZIAKAMBOXHIA1 Azia Juglindore50

