Page 53 - Demo
P. 53
Kontinenti i AzisëKushtet natyrore Relievi – Azia Juglindore është rajon kryesisht i relievit malor, i vullkaneve dhe tërmeteve të shpeshta. Relievi përbëhet nga male dhe rrafshnalta, të cilat e ndajnë nga pjesa tjetër e Azisë. Malet Kunlun dhe Himalaje vazhdojnë nga Azia Jugore edhe në pjesën veriore të Gadishullit të Indokinës, në drejtimin veri-jug. E veçanta e relievit të Gadishullit të Indokinës është shtrirja meridionale e vargmaleve dhe luginave të thella lumore. Arkipelagu i Malajit është një ndër zonat më të paqëndrueshme në botë. Në këtë rajon ndodhin qindra tërmete dhe vullkane, sidomos në ishujt e Javës, Sumatrës dhe në Filipine, sepse është pjesë e Unazës së Zjarrtë të Paqësorit, një brez shumë aktiv tektonik. Tërmetet shkaktojnë cuname të mëdha. DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞĚŝƐŬƵƚŽŶŝƉģƌŶĚŝŬŝŵŝŶĞƚģƌŵĞƚĞǀĞŶģŬģƚģƌĂũŽŶ͘Klima – është e ngjashme me atë të Azisë Jugore. Erërat e musoneve përcaktojnë karakterin themelor të klimës. Klima në Azinë Juglindore ka diferenca në reshje dhe në temperatura mes pjesës kontinentale të Gadishullit të Indokinës dhe asaj ishullore të arkipelagut të Malajit. Në Gadishullin e Indokinës mbizotëron klima musoniko-tropikale me dy sezone, vera, e lagësht e me shume reshje dhe dimri, më i thatë e me pak reshje. Reshjet arrijnë në 1500-2000 mm në vit. Në Arkipelagun e Malajit mbizotëron klima ekuatoriale musonike, me temperatura të larta gjatë gjithë vitit, me reshje të shumta prej 2000-5000 mm. Ky rajon është edhe nën ndikimin e erërave të njohura si tajfune. Hidrografia – Rajoni ka një rrjet të dendur lumenjsh, të cilët rrjedhin në drejtim të jugut dhe formojnë delta me toka pjellore. Pjesa më e madhe e tyre derdhen në Oqeanin Paqësor. Lumenjtë kryesorë në Gadishullin e Indokinës burojnë në lartësitë e vargmaleve Himalaje dhe Kunlun, furnizohen nga shkrirja e borës, janë të pasur me ujë dhe kanë potencial të madh energjetik. Në pjesën e poshtme, lumenjtë janë të lundrueshëm. Më të mëdhenjtë janë Mekongu, Menami (Çao-Praja), Salveni dhe Iravadi. Në Arkipelagun e Malajit, lumenjtë janë të shkurtër. A e dini se...Vullkani Majon (Filipine) është një nga vullkanet më aktivë të Tokës. Në këtë imazh, të marrë gjatë një shpërthimi në vitin 2009, hiri shfaqet duke rënë në njërën anë të malit.2 Harta e rreziqeve nga tërmetet3 Vullkani Majon 4 Vargmalet KunlunXhakartaRreziku sizmikI ulët I lartë51

