Page 56 - Demo
P. 56
1.13Popullsia dhe veçoritë shoqëroreAzia Juglindore është rajoni i tretë më i madh në botë, pas Azisë Jugore dhe asaj Lindore. Aty jetojnë mbi 686 milionë banorë dhe dendësia e popullsisë është 158 banorë/km². Shpërndarja e popullsisë është e pabarabartë. Popullsia jeton kryesisht rreth viseve bregdetare, pranë luginave lumore dhe deltave të lumenjve. Dendësinë më të madhe e ka Arkipelagu i Malajit, ndërsa më të voglën Gadishulli i Indokinës. Shtimi natyror ka shënuar rënie të vazhdueshme dekadat e fundit (në vitin 2020 ishte 10,6 për mijë). Mosha mesatare e popullsisë është 30 vjeç dhe në qytete jeton afro 50% e popullsisë.Rajoni ka popullsi të përzier për shkak të shumë faktorëve, natyrorë dhe historikë. Popullsia e këtij rajoni përbëhet nga rreth 300 grupe etnike e gjuhësore të ndryshme. AZIA JUGLINDORE – VEÇORITË SHOQËRORO-EKONOMIKE racë e verdhë racë negrite minerale pyje zhvillim ekonomikNxënësi/ja:• diskuton rreth specifikave etnike, fetare dhe kulturore të AJL-së;• tregon resurset ekonomike të Azisë Juglindore dhe nivelin ekonomik të shteteve.Fjalë kyçeNë gadishullin e Indokinës, në pjesën perëndimore, jetojnë bamarët, në pjesën qendrore tajlandezët, ndërsa në lindje vietnamezët. Janë kryesisht popuj të racës së verdhë. Në arkipelagun e Malajit jetojnë indonezianët, malajzianët (popuj të racës negrite) dhe filipinasit (popull i racës së verdhë). Lëvizjet e shumta të popullsisë drejt bregdetit dhe drejt perëndimit kanë ndikuar në përzierjen e popullsisë vendase me atë mongole, kineze, arabe, evropiane etj. Popujt e Azisë Juglindore praktikojnë fe të ndryshme, si: islami, budizmi, krishterimi etj. Feja më e përhapur është islami, me rreth 40% të popullsisë, ku dallohet Indonezia si shteti me shumicën më të madhe të popullsisë islame në botë.OQEANIDeti iFilipineveDeti iKinësJugoreDetiAndaman DetiCelebesDetiTimorDetiBanda DetiArafuraGuineae ReBorneoSumatraGjiri i TailandësPAQËSORKINAINDIAMIANMARILAOSITAILANDA VIETNAMIKAMBOXHIASINGAPORMALAJZIA MALAJZIABRUNEIFILIPINETTAIVANIAUSTRALIAAUSTRALIA INDONEZIA1 Shtetet e Azisë Juglindore54

