Page 59 - Demo
P. 59
1.14INDONEZIA është shteti më i madh në Azinë Juglindore si për sipërfaqen, ashtu edhe për numrin e popullsisë. Indonezia përbëhet nga më shumë se 3000 ishuj, që quhen Arkipelagu i Malajit. Sot, gjithnjë e më shumë, është futur në përdorim termi Arkipelagu i Indonezisë. Gjendet në udhëkryqet më të rëndësishme të botës. Është urë lidhëse natyrore mes Oqeanit Indian dhe Oqeanit Paqësor, mes Azisë dhe Australisë. Ishujt më të mëdhenj janë: Sumatra, Borneo, Java, Sulavesi (Celebesi), Arkipelagu i Malukut, Floresi, Timori.Ngushticat më të rëndësishme janë ngushtica e Malajit dhe ngushtica e Sundit. Relievi është kryesisht malor. Shtrihet në një zonë mjaft të ndryshueshme, me 400 vullkane, ku 106 prej tyre janë aktive. Një prej tyre është vullkani Krakatoa, i cili gjendet në një ishull midis Sumatrës dhe Javës. Aktivitetet dhe shpërthimet vullkanike në Indonezi shoqërohen me tërmete, shpesh të forta. Vetëm në ishullin Java ndodhin mesatarisht 55 tërmete në vit. Tërmetet nuk kanë pasoja të rënda, sepse shtëpitë janë të ndërtuara me dru bambuje e ndërtesat e larta janë të rralla. Sidoqoftë, tërmeti i vitit 2004 shkaktoi valë shumë te larta cunami dhe, si pasojë, humbën jetën rreth 300 mijë njerëz.INDONEZIA, MALAJZIA DHE SINGAPORI ishujt indonezianë ishujt malajzianë zhvillim i lartë ekonomik pasuri natyrore portFjalë kyçe• Lloji i qeverisjes: Republikë presidenciale• Kryeqyteti: Xhakarta• Monedha: Rupi indoneziane (IDR)• Popullsia (2023): 281 milionë• Dendësia (banorë/km²): 155• Sipërfaqja e përgjithshme: 1,9 milionë km2• Pika më e ulët: Oqeani Indian 0 m• Pika më e lartë: Punçak-Jaja 4884 mKlima është ekuatorialo-musonike, temperatura mesatare mujore është midis 25 e 27ºC. Ishujt që kanë pozitë perëndimore, kanë reshje më të shumta dhe lagështi më të madhe se ato në lindje. Në perëndim bien deri 4000 mm, në viset e ulëta dhe në ato malore deri në 6000 mm. Ishujt më në lindje kanë gati dy herë më pak lagështi me 2000 mm reshje në vit. Në tërësi, ishujt e Indonezisë cilësohen me plot të drejtë si hapësira me lagështinë më të madhe në rruzullin tokësor. Pse mendoni që ka shume reshje në këtë shtet? Bimësia e Indonezisë bën pjesë në tipin e pyjeve ekuatoriale me lagështi dhe gjelbërim të përhershëm. Mirëpo, edhe këtu, shfaqen disa diferenca. Në ishujt perëndimorë, bimësia është më e dendur dhe me më shumë lloje drurësh sesa në ishujt lindorë. Ndryshimet në bimësi shfaqen edhe me rritjen e lartësisë. Në pjesën më të ulët të bregdetit rriten lloje të INDONEZIAMALAJZIA MALAJZIAAUSTRALIAPAPUAGUINEAE RETIMORI LINDORKAMBOXHIAVIETNAMGuinea e ReTimorBali JavaSumatraBorneoKalimantanSulavesiMakasar AmbonMedanPekanbaruPalembangBandungSemarang SurabajaDenpasar KupngXHAKARTADetiFilipineveDetiCelebesDeti iKinësJugoreDetiAndamanDeti JavaOQEANI INDIANOQEANI PAQËSORDeti BandaDeti TimorDeti Arafura1 Shtrirja gjeografike e IndonezisëNxënësi/ja:• analizon veçoritë natyrore dhe demografike të Indonezisë, Malajzisë dhe të Singaporit;• arsyeton zhvillimin e lartë ekonomik të këtyre shteteve të Azisë Juglindore në raport me pasuritë natyrore të tyre.57

