Page 60 - Demo
P. 60


                                    Kontinenti i Azisëshumta palmash, bambush dhe fikusesh. Në lartësi, përveç bimëve të përmendura, rriten lianet, druri i fierit e mbi to, në lartësi 1500-2500 m, janë pyjet. Popullsia – Në Indonezi jetojnë mbi 281 milionë banorë dhe dendësia e popullsisë është 155 banorë/km². Dendësia më e madhe e popullsisë është në viset bregdetare, të shpërndarë në ishuj të shumtë. Shtimi natyror është 10,7 për mijë dhe mosha mesatare është 29,7 vjeç. 56,4% e popullsisë jeton në qytete, ku më të njohurat janë: Xhakarta (kryeqytet), Surabaja, Bandungu, Medani etj. Në Indonezi jetojnë më shumë se 300 grupe etnike, të përziera me popujt e Azisë Lindore, arabe, indiane e evropiane. Gjuhë zyrtare është gjuha indoneziane dhe besimi kryesor është islami me 87%.Ekonomia – Indonezia është shteti më i zhvilluar në Azinë Juglindore dhe ka shumë pasuri natyrore. Është i pasur me kallaj, nikel, bakër, ar, naftë, gaz natyror, qymyr, pyje, toka të punueshme etj.Bujqësia është veprimtari ekonomike shumë e rëndësishme dhe dallohet në nivel botëror për disa kultura, si: orizi (zë vendin e tretë në botë, pas Kinës dhe Indisë), kauçuku (vendin e dytë në botë, pas Tajlandës), pastaj eksportuese e kallamsheqerit, çajit, duhanit, vajit të palmës, kikirikut, misrit etj. Blegtoria rrit gjedhë, shpendë, derra etj. Si vend ishullor që është, Indonezia e ka të zhvilluar edhe peshkimin. Industria si veprimtari ekonomike është e re, por ka arritur një zhvillim të hovshëm, ku dallohen: metalurgjia, industria e makinave, e ushqimit, ajo elektronike, tekstile, kimike etj.Ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit, por duhet theksuar ai detar. Për shkak të ishujve të shumtë, ngushticave dhe pozitës së përshtatshme, transporti i mallrave bëhet përmes detit. Është një vend shumë i vizituar dhe mjaft tërheqës. Sa i përket organizimit shtetëror, Indonezia është republikë.2 Ishujt Pianemo, Indonezi3 Dendësia e popullsisë së IndonezisëPopullsia për km2 0 - 5 5 - 10 10 - 25 25 - 50 50 - 100 100 - 250 250 - 500 500 - 1000 1000 +58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64