Page 61 - Demo
P. 61


                                    Kontinenti i AzisëMALAJZIA përbëhet nga pjesa kontinentale, e cila quhet Malajzia Perëndimore, dhe prej pjesës ishullore, e cila quhet Malajzia Lindore. Pjesa kontinentale e Malajzisë Perëndimore kufizohet me Tajlandën, ndërsa pjesa ishullore e Malajzisë Lindore kufizohet me Indonezinë dhe Brunein. Nëpër të kalojnë rrugët detare që lidhin Oqeanin Indian me Detin e Kinës Jugore dhe Arkipelagun e Malajit me Australinë nëpër ngushticën e Malajit. Mbizotërojnë vargmalet që kanë shtrirje meridionale. Klima është kryesisht musonike; faktorët që kanë ndikuar në klimën e Malajzisë janë erërat musonike që fryjnë nga oqeanet dhe shtrirja e saj në gjerësi të vogël gjeografike, me temperatura të larta dhe me lagështi të mjaftueshme gjatë gjithë vitit. Në Kuala Lumpur, temperatura mesatare e janarit është 28,2ºC, ajo e korrikut 26,9ºC dhe reshjet mesatare vjetore 2443 mm. Lumenjtë në Malajzi janë të shkurtër, por mjaft të pasur me ujë dhe të lundrueshëm për anijet e vogla. Prej tyre dallojmë lumenjtë Bernam dhe Muar. Bimësia është e vrullshme, me lloje të shumta drurësh. Në pjesën e poshtme janë pyjet e pashkelura me palma, pandanë, dru fieri, ndërsa në moçale rriten bambutë, në bregdetin perëndimor pyjet rizofore. Mbi 1500 m lartësi mbizotëron vegjetacioni subtropikal, siç është lari. Mbi 2000 m lartësi është flora e gjerësive të mesme gjeografike. Kujtoni se çfarë flore ka në gjerësitë e mesme gjeografike?Popullsia – Në Malajzi jetojnë mbi 33 milionë banorë, të shpërndarë në dy pjesë: atë kontinentale në perëndim dhe atë ishullore në lindje. Dendësia e popullsisë është 101 banorë/km² dhe pjesa kontinentale është më e populluar. Shtimi natyror është 13 për mijë (2020) dhe mosha mesatare e popullsisë është 30,3 vjeç. Në qytete jeton rreth 78% e popullsisë. Qytetet kryesore janë: Kuala-Lumpur (kryeqyteti), Kota-Baru, Klang etj. Popullsia e Malajzisë ka llojllojshmëri të madhe sa u përket grupeve etnike, gjuhëve, feve e kulturave. Pjesa më e madhe popullsisë janë malajzianët, ndërsa popujt të tjerë janë kinezët, indianët, arabët etj. Islami është besimi zyrtar me mbi 60%, pastaj budizmi me rreth 20%, krishterimi, hinduizmi etj. • Lloji i qeverisjes: Parlamentare federale• Kryeqyteti: Kuala-Lumpur• Monedha: Ringit (MYR)• Popullsia (2023): 33,5 milionë• Dendësia (banorë/km²): 101• Sipërfaqja e përgjithshme: 330 mijë km2• Pika më e ulët: Oqeani Indian 0 m• Pika më e lartë: Mali Kinabalu 4101 mMALAJZIAMALAJZIAVIETNAMI FILIPINET TAJLANDAINDONEZIASINGAPORINDONEZIABRUNEIIshujtSpratliKuçing BorneoKuantanKuala-TerenganuKota-BaruXhorxhTaun TajpingIpoh LumutKlang SerembanPort-DiksonMalaka Johor-BahruKUAKA-LUMPURSibuBintuluMiriKudatSandakanLehad DatuTauauKotaKinabaluDetiSuluDetiCelebesDetiKinës JugoreGjiri Tajlandës4 Shtrirja gjeografike e Malajzisë5 Pamje nga mali Kinabalu59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65