Page 62 - Demo
P. 62
Kontinenti i Azisë100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-40.4 0.3 0.2 0.2 0.3 0.1 0.1 0 0.4Ekonomia – Ekonomia e Malajzisë është e bazuar në pasuritë e shumta natyrore, si: kallaji, hekuri, bakri, ari, nafta, gazi natyror, boksitet, antimoni, qymyri, pyjet etj. Ka mjaft të zhvilluar bujqësinë, ku dominon kultura e orizit. Kulturat e tjera bujqësore janë: kakaoja, kafeja, çaji, piperi, frutat e ndryshme etj. Si shtet bregdetar, ka të zhvilluar edhe peshkimin. Është e zhvilluar industria përpunuese dhe merret kryesisht me përpunimin e kauçukut, vajit të palmës, naftës, metaleve, drurit etj. Degë të rëndësishme të industrisë janë edhe metalurgjia, industria e automobilave, ajo farmaceutike, elektronike etj.Malajzia ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit, si: automobilistik, hekurudhor, ajror, detar dhe lumor. Është vend turistik me numër të madh vizitorësh nga e gjithë bota dhe njihet për kullat më të larta binjake në botë, që janë në Kuala Lumpur.SINGAPORI është ishull, qytet-shtet i vogël me 719,2 km2. Ka pozitë të mirë gjeografike midis ngushticës së Malajit dhe Detit të Kinës Jugore. Kjo ka bërë që të ketë pozitë strategjike me rëndësi të madhe në komunikacion e tregti. Quhet edhe “Gjibraltari i Lindjes”. Është port i rëndësishëm në Azinë Juglindore, ku lidhen rrugë të rëndësishme detare mes Evropës, Azisë dhe Australisë. Në këtë shtet jetojnë afro 6 milionë banorë dhe, për shkak të sipërfaqes së vogël, ka dendësi shumë të madhe të popullsisë, me mbi 8500 banorë/km². Mosha mesatare e popullsisë është 42,2 vjeç dhe e gjithë popullsia jeton në qytet. Si rezultat i migrimit, ka një përzierje të madhe popujsh, ku dominojnë kinezët me rreth 74% të popullsisë. Popuj të tjerë janë malajzianët, indianët etj. Besimet fetare janë gjithashtu të larmishme, ku dominon budizmi me 33%, krishterimi me 18%, islami me 14%, pastaj taoizmi, hinduizmi etj.• Lloji i qeverisjes: Republikë parlamentare• Kryeqyteti: Singapor• Monedha: Dollari singaporas (SGD)• Popullsia (2023): 6 milionë• Dendësia (banorë/km²): 8535• Sipërfaqja e përgjithshme: 719 km2• Pika më e ulët: Ngushtica e Singaporit 0 m• Pika më e lartë: Bukit-Timah 164 mSINGAPORIMALAJZIABedokAng-Mo-KioSerangunNi SunSembavang VodlandÇoa-Çu-KangJurongKuinstaunTuasUbin TekongBesarNgushtica e SingaporitSentozaBukumSemakau PavaiSudongJurongDetyrëŶĂůŝnjŽŶŝƉŝƌĂŵŝĚģŶĞƉŽƉƵůůƐŝƐģĚŚĞũĞƉŶŝŬŽŵĞŶƚĞƚƚƵĂũĂ͘6 Kullat Binjake, Kuala Lumpur7 Shtrirja gjeografike e Singaporit8 Piramida e popullsisë së SingaporitMESHKUJ FEMRA60

