Page 64 - Demo
P. 64
1.15Pozita gjeografike e rajonitAzia Lindore shtrihet në pjesën lindore të kontinentit. Evropianët e quajnë ndryshe Lindja e Largët. Azia Lindore ka një sipërfaqe prej 11,6 milionë km2 (48,5% të sipërfaqes së kontinentit). Azia Lindore shtrihet nga rrjedha e sipërme e lumit Ob deri në malet e larta të Azisë Qendrore në perëndim, ndërsa në lindje kufizohet me Oqeanin Paqësor. Në veri, si kufi natyror, ka luginën e lumit Amur, ndërsa në jug shtrihet deri në gjirin e Tonkinit. Në veri kufizohet me Rusinë, ndërsa në jug me rajonin e Azisë Juglindore. AZIA LINDORE – VEÇORITË NATYRORE Lindja e Largët ishujt japonezë Gadishulli Korean musonet dhe tajfunet JanceFjalë kyçeNxënësi/ja:• vlerëson rolin e pozitës gjeografike të Azisë Lindore;• krahason viset perëndimore dhe lindore, kontinentale dhe ishullore nga relievi, klima dhe hidrografia.DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞ͕ƐģďĂƐŚŬƵŵĞŵģƐƵĞƐŝŶͬĞŶ͕ŐũĞŶŝĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚŶģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚĂƉŽĂƚůĂƐ͘Kushtet natyrore Relievi – Relievi i Azisë Lindore zbret duke shkuar nga perëndimi drejt lindjes. Kjo krijon një ndarje fiziko-gjeografike të kësaj hapësire në disa nënrajone, si: malet e larta në pjesën perëndimore, rrafshnalta e Tibetit dhe shkretëtirat mes këtyre maleve, pastaj ultësira në viset bregdetare të Oqeanit Paqësor, për të përfunduar tek ishujt e Japonisë.Vargmalet kryesore janë Pamiri, Tienshani, Kunluni. Në jug të këtij rajoni shtrihen vargmalet më të larta në botë, Himalajet, me gjatësi mbi 2500 km dhe gjerësi deri në 300 km. Mes maleve Kunlun dhe Himalaje gjendet rrafshnalta më e lartë në botë, ajo e Tibetit (4500-6000 m mbi nivelin e detit). Rrafshnalta e Tibetit njihet ndryshe si “Çatia e Botës”. Nga kjo rrafshnaltë burojnë shumë nga lumenjtë e Kinës dhe Azisë Juglindore. Mes maleve Tienshan dhe Kunlun gjendet shkretëtira e njohur Taklamakan. Kuptimi i emrit të kësaj shkretëtirë është “Hyn e s’del më”, pasi ajo është vdekjeprurëse për njerëzit që kalojnë përmes saj.KINAJAPONI KOREJA E VERIUTKOREJA E JUGUTRajoni i Azisë JugoreRajoni i Azisë JuglindoreRajoni i RusisëPhenianHong-KongPllaja e TibetitMançuriLumi Huanhe1 Pozita gjeografike e Azisë Lindore2 Rrafshnalta e Tibetit njihet ndryshe edhe si “Çatia e Botës”.62

