Page 65 - Demo
P. 65


                                    Kontinenti i AzisëUltësirat kryesore në pjesën bregdetare janë Ultësira e Kinës Lindore dhe e Mançurisë. Ultësira kineze karakterizohet nga materiali fluvial që sjellin nga lartësitë e maleve lumenjtë Huanhe (Lumi i Verdhë) dhe Jance (Lumi i Kaltër). Po ashtu, kjo ultësirë dallohet edhe për tokat e shumta të lesit, të krijuara nga veprimtaria eolike. Prandaj, kjo ultësirë është mjaft e pasur me toka pjellore dhe shumë e përshtatshme për mbjelljen e kulturave bujqësore.Paralel me bregdetin e Azisë Lindore shtrihen një numër i madh ishujsh, të cilët ndajnë disa dete, si: deti Ohok, Deti i Japonisë, Deti i Verdhë, Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës Jugore. Ishujt kryesorë janë ishujt Kurile në veri, ishujt japonezë, ishujt Riukju, Tajvani dhe, në jug, Hainani. Pjesa bregdetare e rajonit është e njohur për aktivitet të lartë sizmik dhe i takon brezit të Unazës së Zjarrtë.Klima – Në Azinë Lindore dallohen dy zona klimatike: klima musonike e lindjes dhe klima e brendshme kontinentale. Klima musonike e lindjes krijohet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta kontinentale që mbizotërojnë në dimër dhe të masave ajrore të ngrohta detare e oqeanike që mbizotërojnë në verë. Klima e brendshme kontinentale dallohet për dimrin e acartë e verën e nxehtë dhe përfshin pjesën perëndimore të Kinës, Pllajën Mongole, shkretëtirat Hsinxhian (Taklamakan) e Çinghai, si dhe pllajën e Tibetit. Në viset e larta dominon klima malore me dimër të gjatë e me temperatura të ulëta, ndërsa vera është e shkurtër dhe e freskët, me reshje kryesisht në formë bore. Hapësirat e rrafshnaltës së Tibetit, shkretëtirave Taklamakan dhe Gob karakterizohen nga klima të thatë e stepës, gjysmëshkretinore dhe shkretinore. Reshjet janë jashtëzakonisht të ulëta, duke filluar nga 38 mm/vit në perëndim deri në 10 mm/vit në lindje.Pjesa bregdetare e Ultësirës Kineze dhe Mançuria janë nën ndikimin e erërave musonike të Oqeanit Paqësor (me mesataren vjetore të reshjeve 800-1000 mm). Pjesa ishullore, përveç erërave musonike, është edhe nën ndikimin e rrymave detare Ojashio dhe Kuroshio, si dhe të tajfuneve. Ojashio është rrymë detare e ftohtë që vjen nga veriu dhe sjell mot të keq dhe me borë në ishujt veriorë të Japonisë, ndërsa Kuroshio është rrymë detare e ngrohtë qe vjen nga viset ekuatoriale dhe sjell mot të nxehtë dhe me reshje shiu në ishujt jugorë të Japonisë. Hidrografia – Vendin kryesor në hidrografinë e këtij rajoni e zënë lumenjtë e gjatë, të pasur me prurje të mëdha ujore, që kanë potencial energjetik dhe përdoren për ujitje dhe lundrim. Lumenjtë kanë rrjedhje perëndim-lindje. Lumenjtë kryesorë të këtij rajoni janë: Lumi Amur, Huanhe (Lumi i Verdhë), Jance (Lumi i Kaltër) dhe Sikiang. Lumi Jance është lumi më i gjatë në Azi dhe lumi i tretë më i gjatë në botë, me një gjatësi prej 6300 km. Burimin e ka në rrafshnaltën e Tibetit dhe derdhet në Detin e Kinës Lindore. Huanheja ose Lumi i Verdhë e ka marrë këtë emër për shkak të ngjyrës, pasi kalon nëpër tokat e lesit në Ultësirën Kineze. DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶŶģǀŝũŝŵĚŚĞŶŐĂĂƚŽƋģƵĐĞŬģŶŵģůĂƌƚ͕ŐũĞŶŝƚŝƉĂƚŬƌLJĞƐŽƌģƚģŬůŝŵģƐ͘3 Harta klimatike e Azisë Lindore4 Pamje nga lumi JanceTropikale Pyll tropikal  shiuE thatë Gjysmë e thatë ShkretinoreLartësi mesatare Subtropikale  e lagësht Kontinentale  e lagështLartësi e madhe Subartike MaloreMONGOLIAKOREJAE VERIUTKOREJAE JUGUTJAPONIAKINARUSIATAJVANIHONG-KONG MAKAU63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69