Page 67 - Demo
P. 67


                                    1 Rrugë e mbipopulluar këmbësorësh në Taivan.1.16Popullsia dhe veçoritë shoqëroreAzia Lindore është rajoni i dytë më i populluar pas Azisë Jugore. Aty jetojnë mbi 1,6 miliardë banorë apo rreth 22% e popullsisë së të gjithë botës. Dendësia mesatare e popullsisë është rreth 145 banorë/km². Ka ndryshime të mëdha sa i përket shpërndarjes së popullsisë. Viset më të banuara janë pjesa lindore kontinentale, luginat e lumenjve, viset bregdetare dhe pjesa ishullore, ku dendësia është mbi 400 banorë/km². Në pjesën malore dhe shkretinore ka një dendësi shumë të vogël të popullsisë, 1-2 banorë/km². Shtimi natyror i popullsisë është shumë i ulët, 4 për mijë dhe mosha mesatare e popullsisë është 39,4 vjeç. Në qytete jeton 64,3% e popullsisë. Njihen disa qytete milionëshe, si: Shangai, Tokioja, Pekini, Hong-Kongu, Jokohama, Seuli, Osaka etj.AZIA LINDORE – VEÇORITË DEMOGRAFIKE DHE EKONOMIKE raca e verdhë teknologji pasuritë natyrore zhvillimi industrial budizmiFjalë kyçeAzia lindore ka një llojllojshmëri të popujve, gjuhëve, besimeve e kulturave. Mbizotëron raca e verdhë apo mongoloide. Popujt kryesorë janë: kinezët, japonezët, koreanët, mongolët etj. Një pjesë e këtyre popujve kanë migruar në vende të ndryshme të botës dhe kanë krijuar pakica kombëtare. Në disa qytete të mëdha, sidomos në SHBA dhe Evropë, kanë krijuar lagjet e tyre të veçanta që njihen me emrin Çajnataun (China Town).Besimet kryesore janë: konfucianizmi, budizmi dhe taoizmi, por praktikohen edhe krishterimi dhe islami. Në Kinë, për shkak të regjimit komunist, një pjesë e madhe e popullsisë është ateiste. Numri i madh i popujve ka ndikuar edhe në llojllojshmërinë e gjuhëve. Fliten me qindra gjuhë, saqë krijohen edhe vështirësi në komunikim brenda popujve të një shteti. Rast i tillë është Kina dhe, për këtë arsye, është vendosur gjuha mandarine (kineze) si gjuhë zyrtare, që është edhe gjuha me më shumë folës në botë. 2 Dendësia e popullsisë së Azisë LindoreNxënësi/ja:• komenton specifikat e popullatave, ato fetare, historike, kulturore e sociale.• argumenton nivelin e zhvillimit ekonomik të shteteve të Azisë Lindore.65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71