Page 68 - Demo
P. 68
Kontinenti i AzisëZhvillimi ekonomikAzia Lindore është rajoni më i zhvilluar në kontinentin e Azisë dhe ndër më të zhvilluarat në botë. Ekonomia është e bazuar në pasuritë e shumta dhe të llojllojshme natyrore, si: nafta, gazi natyror, qymyrguri, toka të punueshme, pyje, pasuri ujore, kullosa etj. Ky rajon është i pasur edhe me minerale, si: hekuri, bakri, zinku, plumbi, boksitet, kallaji etj.Shtetet si Kina, Japonia e Koreja e Jugut janë ndër më të zhvilluarat në botë. Këto shtete kanë pasur një zhvillim të shpejtë ekonomik e shoqëror, duke u orientuar nga ekonomia moderne me teknologji të reja. Bujqësia – Popujt e vendeve të Azisë Lindore, historikisht kanë pasur tradita në bujqësi dhe disa artizanate që janë të rëndësishme edhe sot e kësaj dite. Pjesa më e madhe e popullsisë merret me bujqësi dhe është mjaft e zhvilluar e me rendimente të larta. Ky rajon është i njohur në nivel botëror për kulturën e orizit. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e kësaj kulture. Kulturat të tjera të rëndësishme janë: gruri, misri, pambuku, kallamsheqeri, duhani, çaji, soja, meli, agrumet etj.Blegtoria është një nga veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme të rajonit. Rajon i njohur botërisht për numrin më të madh të deleve, dhive, derrave, gjedhëve, kuajve e shpesëve. Kina zë vendin e parë në botë për rritjen e shumë prej tyre. Kina zë vendin e parë botë edhe për sasinë e peshkut të zënë dhe të eksportuar. Kina dhe Japonia janë dy shtetet me zhvillimin më të madh në peshkatari.Industria është veprimtaria ekonomike më e zhvilluar në kontinentin e Azisë. Shtetet më të zhvilluara industriale janë: Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani. Modernizimi i shpejtë dhe specializimi në teknologji kanë mundësuar një zhvillim të lartë industrial. Degët më të zhvilluara të industrisë janë: industria e makinave, automobilave, anijeve, avionëve, vagonëve e lokomotivave, metalurgjia, e makinave bujqësore, ajo kimike, tekstile, elektronike, e kompjuterëve, letrës etj.Nr. ^ŚƚĞƟ Popullsia (2023)Sipërfaqja (në km2)Dendësia (b/km²) <ƌLJĞƋLJƚĞƟ1 <ŝŶĂ ϭϰϱϰϮϯϴϮϲϬ ϵϯϴϴϮϭϭ 154 WĞŬŝŶŝ2 :ĂƉŽŶŝĂ ϭϮϱϰϱϲϬϵϬ ϯϲϰϱϱϱ 344 dŽŬŝŽ3 <ŽƌĞũĂĞ:ƵŐƵƚ ϱϭϯϴϲϲϲϬ 97 230 ϱϮϴ ^ĞƵůŝ4 <ŽƌĞũĂĞsĞƌŝƵƚ ϮϲϬϴϮϯϵϬ 120 410 Ϯϭϲ WŚĞŶŝĂŶ5 dĂũǀĂŶŝ ϮϯϵϯϭϴϯϬ 35 410 ϲϳϱ dĂũƉĞŝϲ DŽŶŐŽůŝĂ ϯϰϮϰϲϯϬ ϭϱϱϯϱϲϬ 2 hůĂŶͲĂƚŽƌŝ'ũŝƚŚƐĞũ ϭϲϴϰϱϭϵϴϲϬ ϭϭϱϱϵϯϳϲ 145 Të dhënat për shtetet e Azisë Lindore2 Industria e peshkimit, automobilave dhe robotëve në Azinë Lindore66

