Page 70 - Demo
P. 70
1.17KINA E vendosur në Azinë Lindore, në bregun perëndimor të Oqeanit Paqësor, Kina ka një sipërfaqe rreth 9,6 milionë km2 dhe është vendi i tretë më i madh në botë, pas Rusisë dhe Kanadasë. Nga veriu në jug, territori i Kinës është rreth 5500 km, duke u shtrirë nga lumi Amur deri në pjesët tropikale të ishullit Hainan. Kur Kina Veriore është ende e mbuluar me borë, njerëzit në Kinën Jugore janë të zënë me mbjelljet pranverore.Nga Oqeani Paqësor në lindje deri te mali Pamir në perëndim, ka një gjatësi prej afro 5200 km. Kur në malet Pamir është natë, dielli i mëngjesit shkëlqen mbi Kinën Lindore.• Lloji i qeverisjes: republikë socialiste, njëpartiake, marksiste-leniniste• Kryeqyteti: Pekin• Monedha: Juan (CNY)• Popullsia (2023): 1,45 miliardë• Dendësia (banorë/km²): 154• Sipërfaqja e përgjithshme: 9,39 milionë km2• Pika më e ulët: Turpan-Pendi -154 m• Pika më e lartë: Mali Everest, 8848 mKINA – VEÇORITË GJEOGRAFIKO-NATYRORE SI DHE SHOQËRORO-EKONOMIKE Jance Muri Kinez pasuritë natyrore, zhvillimi industrial dhe teknologjiaFjalë kyçeKina është e rrethuar në lindje dhe në jug nga detet, si: Deti i Verdhë, Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës Jugore. Përmes këtyre deteve, lidhet me Oqeanin Paqësor dhe me gjithë botën. Ishulli më i madh është Tajvani, me një sipërfaqe prej afro 36 000 km2, ndjekur nga Hainani me një sipërfaqe prej 34 000 km2, gati sa Kosova me Shqipërinë së bashku.Relievi i Kinës është me male të larta, rrafshnalta, shkretëtira, lugina lumore, kodra të valëzuara, fusha të sheshta dhe toka pjellore. Masivi më i madh malor në Kinë janë Himalajet, me pikën më të lartë në botë (Everesti 8848 m), që gjendet në vijën kufitare mes Kinës dhe Nepalit. Në perëndim gjenden vargmalet Karakoram, Tienshan dhe Pamir. Ndërsa vargmalet Kunlun dhe Altai mbyllin rrafshnaltën e Tibetit në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Rrafshnalta më e madhe në botë është ajo e Tibetit, që shtrihet në Kinë dhe karakterizohet nga izolimi i madh nga pjesët e tjera të vendit, me klimë të thatë kontinentale dhe dendësi të vogël të popullsisë. Një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kinës e zënë shkretëtira e Taklamakanit dhe e Gobit. Në lindje shtrihet Ultësira e Madhe Kineze dhe Mançuria.KINAMONGOLIARUSIAKAZAKISTANIKIRGIZSTANIBUTANINDIABANGLADESHMIANMAR VIETNAMTAIVANKOREJAE VERIUTKOREJAE JUGUTLAOSTAJLANDAUrumkiDeti iVerdhëDeti iKinësLindoreJanceGjiri i Bengalit OQEANI PAQËSORShigatse LasaLanzhoHsianÇenduÇoncinZhengzhuVuhan ShangaiNinboGuangzhouTajpeiMakau Hong-KongHainan-DaoHarbinSheniangCinhuandaoPEKINCindaoNanxhinDalian TianxhinDetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞ͕ƐģďĂƐŚŬƵŵĞŵģƐƵĞƐŝŶͬĞŶ͕ďģŶŝŶũģƉģƌŬƵĨŝnjŝŵƉģƌ<ŝŶģŶ͘1 Harta gjeografike e KinësNxënësi/ja:• krahason veçoritë natyrore të Kinës me shtetet e tjera të Azisë Lindore;• analizon karakteristikat e popullsisë dhe ekonomisë së shtetit kinez.68

