Page 72 - Demo
P. 72


                                    Kontinenti i AzisëFlora dhe fauna – Kina është një nga vendet me diversitetin më të madh të kafshëve të egra në botë. Ka më shumë se 4400 lloje vertebrorësh, më shumë se 10 për qind e totalit të botës. Ka rreth 500 lloje kafshësh, 1889 lloje zogjsh, më shumë se 320 lloje zvarranikësh dhe 210 lloje amfibësh.Janë mbi 100 llojet e kafshëve të egra që njihen si karakteristike për Kinën, mes të cilave panda gjigante, majmuni flokartë, tigri i Kinës Jugore, fazani veshëkafe, delfini i bardhë, aligatori kinez dhe lejleku kurorëkuq.DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞ͕ƐģďĂƐŚŬƵŵĞŵģƐƵĞƐŝŶͬĞŶ͕ƚƌĞŐŽŶŝƌƌũĞĚŚģŶĞůƵŵĞŶũǀĞŬƌLJĞƐŽƌģƚģ<ŝŶģƐ͘ErtisIndiBrahmaputraSalvinMekongJanceJance SikiangHuanheHuanheHuanheLiqeniCinhaiLiqeniKankaAmurSungha AmurArgunKina ka një botë bimore të llojllojshme me rreth 32 000 lloje bimësh. Ka më shumë se 7000 lloje bimësh drunore, me pyjet e bambusë, pyjet gjetherënëse, pyjet gjethembajtëse (tajgat), ato tropikale, si dhe ato barishtore (savanat dhe stepat).Popullsia dhe veçoritë shoqëroreKina është shteti me numrin më të madh të popullsisë në botë. Jetojnë mbi 1,4 miliardë banorë dhe dendësia mesatare e popullsisë është 154 banorë/km². Shpërndarja e popullsisë ndryshon shumë mes pjesës lindore dhe perëndimore të shtetit. Në pjesën lindore të shtetit, sidomos në Ultësirën e Madhe Kineze dhe përgjatë luginave të lumenjve të mëdhenj, jeton shumica e popullsisë dhe dendësia është shumë më e madhe. 4 Lumenjtë kryesorë dhe hidrografia e Kinës5 Tigri i Kinës Jugore 6 Fazani veshëkafe 7 Delfini i bardhë 8 Aligatori kinez70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76