Page 73 - Demo
P. 73


                                    Kontinenti i Azisë100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%2.3% 2.0%3.3% 2.9%3.4% 2.9%3.1% 2.6%3.0% 2.6%3.2% 2.8%4.1% 3.7%4.1% 3.8%3.6% 3.4%3.5% 3.4%4.3% 4.3%4.0% 4.0%2.6% 2.7%2.5% 2.8%1.9% 2.2%1.1%0.6% 0.8%1.3%0.3% 0.5%0.1% 0.2%0.0%0.0%0.0%0.0% Në pjesën perëndimore, ku shtrihen edhe zonat malore, dendësia e popullsisë është shumë më e vogël. Shtimi natyror është i vogël, 4 për mijë, për shkak të planifikimit familjar dhe politikës për uljen e ritmit të shtimit natyror që nisi nga viti 1980. Kjo ka ndikuar edhe në strukturën e popullsisë, ku dominojnë moshat e mesme dhe ku vërehet rritja e ndjeshme e numrit të të moshuarve (mbi 65 vjeç). Mosha mesatare e popullsisë është 38,4 vjeç. Në Kinë janë shfaqur qytetërime shumë të hershme me një histori mbi 4000-vjeçare. Shpikjet e lashta kineze janë shumë të rëndësishme dhe përdoren edhe ditët e sotme. Ndër shpikjet e lashta kineze mund të përmendim busullën, barutin, letrën (papirus), kaligrafinë kineze, detektorin e tërmeteve, porcelanet, akupunkturën, çajin etj. Popullsia i takon racës së verdhë dhe 91,6% e përbëjnë kinezët. Është 56 numri i grupeve etnike që njihen zyrtarisht nga qeveria kineze. Gjuha zyrtare është mandarine standarde dhe kanë një alfabet që njihet si ndër më të vjetrit në botë. Besimet fetare janë: budizmi, krishterimi, islami, hinduizmi etj. Në qytet jeton 60,8% e popullsisë. Janë të njohura shumë qytete milionëshe, si: Shangai, Pekini, Tienxhini, Guangçou, Shenzheni, Vuhani etj.Veçoritë ekonomike të KinësKina ka pasuri të shumta dhe të llojllojshme natyrore, si: qymyr, naftë, gaz natyror, minerale, pasuri ujore, pyje, kullosa, tokë pjellore etj. Mineralet janë: ari, argjendi, hekuri, bakri, nikeli, zinku, plumbi, kallaji etj. Rreth 11% e territorit është tokë e punueshme. Ka mbi 40% të sipërfaqes kullosa dhe rreth 22% pyje. Bujqësia është degë mjaft e rëndësishme e ekonomisë, ku punojnë rreth 35% e fuqisë punëtore. Pjesa lindore është rajoni më i përshtatshëm. Kina është lider botëror në prodhimin bujqësor të kulturave të tilla, si: orizi, gruri, patatja, misri, duhani, kikiriku, çaji, molla, pambuku, si dhe në prodhimin e derrave, deleve, vezëve; peshkut, karkalecave.9 Piramida e popullsisë së Kinës (2020)10 Kaligrafia kineze12 Bujqësia kineze11 BusullaMESHKUJ FEMRA71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77