Page 74 - Demo
P. 74


                                    Kontinenti i AzisëIndustria është dega më e re e ekonomisë, por me një zhvillim të shpejtë dhe modern. Në të kaluarën, Kina e ka pasur shumë të zhvilluar zejtarinë dhe kjo njëfarësoj e ka ndihmuar në zhvillimin, në kohët e sotme, të degëve të industrisë. Në xehetari, gjithashtu ka pasur një traditë të gjatë. Industria e Kinës ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe sot ky shtet ka ndër industritë më të zhvilluara në botë. Në prodhimin industrial, dallohet me minierat dhe përpunimin e mineraleve, hekurit, çelikut, aluminit dhe metaleve e tjera, qymyrit, për ndërtimin e makinerive, prodhimin e armatimeve, tekstileve dhe veshjeve, naftës, çimentos, kimikateve, produkteve të konsumit (përfshirë këpucët, lodrat dhe pajisjet elektronike), përpunimin e ushqimit, pajisjeve të transporti, përfshi automobilat, hekurudhat dhe lokomotivat, anijet, avionët, pajisjet e telekomunikacionit, mjetet hapësinore komerciale, satelitët etj.Transporti dhe turizmi – Ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit: automobilistik, hekurudhor, detar e lumor dhe ajror. Transporti hekurudhor siguron lidhje shumë të mirë mes pjesëve të vendit dhe është modernizuar si në hekurudha, ashtu edhe me trena të shpejtë e komodë. Transporti detar, lumor dhe i kanaleve luan një rol të rëndësishëm në ekonomi, bashkë me atë ajror (ka mbi 500 aeroporte në vend). Vlerat e lashta të trashëgimisë kulturore dhe bukuritë e shumta natyrore kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Ka numër të madh të vizitorëve nga gjithë bota dhe ndër vendet më të vizituara janë: Muri Kinez, varret e luftëtarëve prej terakote, Qyteti i Ndaluar, Malet e Verdha, Pallati Potala (Tibet) etj.13 Industria e prodhimit të anijeve, trenave e aeroplanëve në Kinë.MESHKUJ FEMRARregullimi shtetëror – Kina është Republikë Popullore, në bazë të kushtetutës së vitit 1982. Është shtet socialist njëpartiak me “ekonomi socialiste me karakteristika kineze”, siç përshkruhet nga udhëheqësit e vet politikë. Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.15 Një turiste duke vizituar Murin e Madh, Badaling, Kinë. 16 Qyteti i Ndaluar në Kinë72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78