Page 76 - Demo
P. 76


                                    1.18JAPONIAJaponia shtrihet në ekstremin lindor të kontinentit të Azisë. Njihet ndryshe edhe si vendi i lindjes së diellit, shteti në skaj të botës, porti i Azisë në Oqeanin Paqësor. Japonia kufizohet në perëndim nga Deti i Japonisë, i cili e ndan atë nga brigjet lindore të Koresë së Jugut dhe të Veriut dhe nga Siberia juglindore (Rusia); në veri nga ngushtica La Peruzë, që e ndan atë nga ishulli Sahalin i kontrolluar nga Rusia dhe nga deti Ohotsk; në verilindje nga Ishujt Kurile (Rusia); në lindje dhe në jug nga Oqeani Paqësor; dhe në jugperëndim nga Deti i Kinës Lindore, i cili e ndan atë nga Kina.• Lloji i qeverisjes: Monarki kushtetuese parlamentare• Kryeqyteti: Tokio• Monedha: Jeni japonez (JPY)• Popullsia (2023): 125 milionë• Dendësia (banorë/km²): 344• Sipërfaqja e përgjithshme: 365 mijë km2• Pika më e ulët: Haçirogata -4 m• Pika më e lartë: Mali Fuxhi, 3776 mJAPONIA, KOREJA E JUGUT DHE KOREJA E VERIUT lindja e diellit tërmetet, vullkanet dhe cunamet teknologjia dhe zhvillimi industrialFjalë kyçeJaponia përbëhet nga disa ishuj malorë, të cilët shpesh quhen Arkipelagu Japonez. Deti i Japonisë (ose Deti Lindor) e ndan atë nga kontinenti aziatik.Katër ishujt e mëdhenj, dominues të arkipelagut janë: Hokaido, ishulli më verior, Honshu, që është më i madhi nga të gjithë, Shikoku, më i vogli nga të katër, dhe Kiushu, i cili qëndron në skajin më jugor. Në fakt, Japonia përbëhet nga më se 14 000 ishuj që shtrihen përmbi 3000 km.Japonia njihet si shtet i vullkaneve, tërmeteve, stuhive të mëdha detare, sipërfaqeve të pakta të tokës së punueshme dhe është një vend i varfër në burime natyrore. Ajo shtrihet në Unazën e Zjarrit dhe, në bazë të kërkimeve të shumta, janë konstatuar 195 vullkane, prej të cilëve 58 janë aktivë. Fenomeni më i rrezikshëm natyror janë tërmetet. Japonia gjendet në një zonë shumë sizmike. Tërmetet më të shumta bien përgjatë bregdetit të Detit të Japonisë dhe Oqeanit Paqësor. Tërmetet e vogla janë të përditshme (3-5 lëkundje), të fortat 1-2 në vit, kurse shumë të fortat 1 në 10 vjet. Tërmetet më të fuqishme janë ato që ndodhin në fundin e detit. Këto tërmete shkaktojnë cunami me dallgë deri 30-50 m lartësi, që kur përplasen në brigje, shkatërrojnë çdo që u del përpara.A e dini se...Më 11 mars 2011, ra një tërmet i fuqishëm pranë Fukushimës, në veri të vendit. Numri i viktimave në brigjet e Japonisë që u goditën nga cunami, i cili pasoi tërmetin, arriti gati 20 mijë. Njihet si një nga tërmetet më të forta në historinë e Japonisë, me forcë 9 ballë të shkallës Rihter, që shkaktoi një cunami të jashtëzakonshëm dhe që, të dy bashkë, u bënë shkak për aksidentin në centralin bërthamor të Fukushimës.JAPONIAHokaidoHonshuShikokuKjushuFukuokaKitakjushuHiroshima KobeOsakaKiotoNagojaJokohamaSendaiAkitaSaporoKINA RUSIAKOREJAE VERIUTKOREJAE JUGUTDeti iKinësLindoreDeti i JaponisëOQEANI PAQËSORTOKIO1 Harta gjeografike e Japonisë.Nxënësi/ja:• analizon veçoritë natyrore dhe demografike të Japonisë, Koresë së Jugut dhe të Veriut;• arsyeton zhvillimin e lartë ekonomik të këtyre shteteve të Azisë Lindore në raport me pasuritë natyrore të tyre.74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80