Page 77 - Demo
P. 77
Kontinenti i AzisëMalet zënë 2/3 e sipërfaqes së Japonisë. Ato kanë origjinë vullkanike. Mali vullkanik Fuxhi është mali më i lartë i Japonisë dhe gjendet në ishullin Honshu. Klima e Japonisë është e ndryshueshme. Për këtë, ndikojnë shtrirja gjeografike, pozita ishullore, relievi, rrymat detare, erërat musonike. Në pjesën veriore, në Hokaido, klima është më e ftohtë dhe ka tiparet e klimës së ashpër kontinentale. Në pjesët e tjera, përkatësisht në ato qendrore dhe jugore, dominon kryesisht klima detare musonike, për shkak të rrymës së ftohtë detare Ojashio që rrjedh në veri dhe rrymës së ngrohtë Kuroshio që rrjedh në jug. Në Japoni, element i përkohshëm, por edhe i rëndësishëm, janë stuhitë ciklonike – tajfunet. Tajfunet fryjnë në vjeshtë nga jugperëndimi në verilindje. Tajfunet e godasin Japoninë zakonisht 10-20 herë në vit dhe shpesh kanë forcë të madhe shkatërruese. Lumenjtë në Japoni nuk janë të gjatë; për shkak të madhësisë së ishujve, ata burojnë në zinxhirin qendror të maleve dhe zbresin nga të dyja anët në Paqësor ose Detin e Japonisë. Lumi më i gjatë është lumi Shinano, i cili rrjedh në zonën qendrore të Honshusë, me gjatësi rreth 367 km. Liqeni më i madh është Biva, me sipërfaqe 716 km2. Ishujt e Japonisë dallohen për nga numri i madh i llojeve të bimëve, sidomos ato endemike. Në bimësi, duke shkuar prej viseve jugore në veri, dallojmë: zonën e pyjeve tropikale, subtropikale, zonën e pyjeve gjetherënëse, pyjet halore dhe të gëmushave. Popullsia – Pas Kinës, Japonia është shteti me numrin më të madh të popullsisë në Azinë Lindore. Aty jetojnë mbi 125 milionë banorë dhe dendësia e popullsisë është 344 banorë/km². Shkalla e lartë e zhvillimit ekonomik e shoqëror ka ndikuar edhe në karakteristikat e popullsisë. Shtimi natyror i popullsisë është negativ, -3 për mijë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 48,4 vjeç. Të moshuarit mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 29% të popullsisë së përgjithshme. Ka një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në qytete (91%) dhe qendrat më të mëdha janë: Tokioja, Jokohama, Osaka, Nagoja, Kobe. Hiroshima dhe Nagasaki janë dy qytetet e vetme në botë, ku janë hedhur bombat atomike gjatë Luftës II Botërore. Japonia ka popullsi mjaft homogjene dhe japonezët përbëjnë 98 % të popullatës. Besimet fetare janë: shintoizmi, budizmi, krishterimi etj.Zhvillimi ekonomik – Japonia është shteti më i zhvilluar në kontinentin e Azisë dhe ndër më të zhvilluarat në botë. Bujqësia është mjaft e përparuar, me rendimente të larta dhe 12% tokë të punueshme. Kultivohen perime, oriz, peshk, shpendë, fruta, produkte qumështi, mish derri, viçi, lule, patate, kallamsheqeri, çaj, bishtajore, grurë dhe elb. Japonia është një nga shtetet më të zhvilluara në botë edhe sa i përket peshkatarisë. 2 Mali Fuxhi3 Fatkeqësi natyrore që e prekin Japoninë: cunamet dhe tërmetet.100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%1.8% 1.7%2.1% 2.0%2.2% 2.1%2.5% 2.4%2.3% 2.2%2.5% 2.0%2.7% 2.5%2.9% 2.8%3.4% 3.3%3.9% 3.8%3.4% 3.4%3.1% 3.1%2.9% 3.0%3.2% 3.3%3.5% 3.9%2.6% 3.2%1.9% 2.6%1.1% 2.0%0.5% 1.2%0.1% 0.4%0.0% 0.1%4 Piramida e popullsisë së JaponisëMESHKUJ FEMRA75

