Page 78 - Demo
P. 78


                                    Kontinenti i AzisëDega kryesore ekonomike e këtij shteti është industria. Është ndër prodhuesit më të mëdhenj dhe me teknologji më të avancuar në botë për mjete motorike dhe, së bashku me SHBA-në, zënë vendin e parë në botë për prodhimin e automobilave.Njihet edhe në industrinë e pajisjeve elektronike, veglave të makinerive, çelikut dhe metaleve me ngjyra, anijeve (ndër vendet e para për flotën detare), kimikateve, tekstileve, ushqimeve të përpunuara etj. Industria e Japonisë është e dyta në botë për numrin e prodhimit të robotëve, pas Kinës. Japonia është njëri nga shtetet që ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike e politike me Kosovën. Si shtet i zhvilluar ekonomik, ajo e ka mbështetur vendin tonë me projekte dhe donacione financiare mjaft të rëndësishme, siç është donacioni për pajisje dhe kamion për grumbullimin e 6 Robotët gjysmëhumanoidë “Pepper” mbeturinave.Japonia ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit: automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror. Portet kryesore janë: Jokohama, Kobe, Nagoja, Kavasaki etj. Turizmi është degë shumë e rëndësishme ekonomike e vendit. Pasuritë e shumta natyrore, trashëgimia kulturore dhe transporti shumë efikas kanë mundësuar edhe zhvillimin e turizmit. Në aspektin e organizimit shtetëror, Japonia është monarki parlamentare.KOREJA E JUGUT DHE KOREJA E VERIUT Koreja e Jugut zë pjesën jugore të Gadishullit Korean, i cili ndodhet në zonën e largët lindore të kontinentit aziatik, i vendosur midis Detit të Verdhë dhe Detit të Japonisë (Detit Lindor). • Lloji i qeverisjes: Republikë presidenciale• Kryeqyteti: Seul• Monedha: Voni jugkorean (KRW)• Popullsia (2023): 51,4 milionë• Dendësia (banorë/km²): 528• Sipërfaqja e përgjithshme: 97 mijë km2• Pika më e ulët: Deti i Japonisë, 0 m• Pika më e lartë: Mali Hallasan,1950 mGangneung GangneungSamçeokJeongdeokPohangGunsan DaeguBujeoGiongjuGuangjuMokpoMasanBusanJeju-SitiIshulli JejudoKOREJAE VERIUTDeti i JaponisëDeti iVerdhëDeti iKinësLindore JAPONIASEULKOREJA E JUGUT7 Llojet e transportit në Japoni7 Harta gjeografike e Koresë së Jugut76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82