Page 79 - Demo
P. 79


                                    Kontinenti i AzisëPeizazhi karakterizohet nga rajone kryesisht kodrinore në jug dhe perëndim, të cilat do të shndërrohen në seksione malore gjithnjë e më të larta në veri dhe lindje. Vargmali Tebek (Shpina e Koresë) shkon paralelisht me bregun lindor të drejtuar nga veriu në jug, ndërsa vargu tjetër dominues është vargmali Sobek, që shkon nga verilindja në jugperëndim.Ndër lumenjtë, më i rëndësishmi dhe më i gjati në Korenë e Jugut është Naktongu, me gjatësi 525 kilometra. Në Korenë e Veriut, terreni përbëhet kryesisht nga kodra dhe male të ndara nga lugina të thella dhe të ngushta. Fushat bregdetare janë të gjera në perëndim dhe të ndërprera në lindje. Në pjesën më të madhe, fushat janë të vogla. Më të gjera janë fushat e Penianit dhe Cerjongut, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 500 km2. Në kufi me Kinën rrjedhin lumenjtë Tuman dhe Jalu (Amrok). Tumani derdhet në Detin e Japonisë, ndërsa Amroku derdhet në Detin e Verdhë. 7 Harta gjeografike e Koresë së JugutPopullsia – Koreja e Jugut ka popullsi dy herë më të madhe se Koreja e Veriut. Të dyja këto shtete kanë një popullsi ku dominojnë koreanët (K. Jugut me 97,7% dhe K. Veriut me 99,8%). Dy shtetet kanë dallim sa i takon popullsisë që jeton në qytete; K. Jugut me 81,5% dhe K. Veriut 62%. Në K. Jugut, besimet kryesore janë: budizmi, krishterimi, konfucianizmi etj.Ekonomia – Koreja e Veriut ka ekonomi socialiste të centralizuar, shtetërore. Pasuri natyrore ka: hekur, magnez, squfur, plumb, zink, bakër etj. Toka e punueshme është pronë e kooperativave. Kulturat kryesore janë: misri, gruri, elbi, orizi, patatja, pemët e perimet. Industria po ashtu është e organizuar në kooperativa prodhuese. Degët industriale janë: metalurgjia, makineritë, ajo kimike, tekstile, ushqimore etj.Koreja e Jugut ka ekonomi kapitaliste dhe është ndër 20 shtetet më të industrializuara të botës. Ka bujqësi të zhvilluar dhe të specializuar. Orizi është kultura kryesore në vend. Kultura të tjera janë: pemët, perimet, agrumet, elbi, gruri, soja etj. I ka të zhvilluara edhe blegtorinë dhe peshkatarinë. Industria bazohet në pasuritë natyrore, si: qymyri, hekuri, ari, argjendi, plumbi, zinku etj. Ndër degët më të zhvilluara të industrisë janë: industria e ndërtimit të anijeve, automjeteve motorike, ajo elektronike, kimike, e tekstilit, ushqimore etj.• Lloji i qeverisjes: Republikë socialiste njëpartiake, diktaturë totalitare e trashëgueshme• Kryeqyteti: Phenian• Monedha: Voni verikorean (KPW)• Popullsia (2023): 26 milionë• Dendësia (banorë/km²): 216• Sipërfaqja e përgjithshme: 120 mijë km2• Pika më e ulët: Deti i Japonisë 0 m• Pika më e lartë: Mali Pektu 2744 mKOREJA E VERIUTKINARUSIAGjiri iKoresë së VeriutVonsanPukçongKangie ManpoSinuijuHaejuKumgangKaesongHiesanKiljuOnsongHoerjongPHENIAN Deti i JaponisëKOREJAE JUGUTPyetje dhe detyra1 ^ŝŵĞŶĚŽŶŝ͕ƉƐĞ:ĂƉŽŶŝĂŶũŝŚĞƚŶĚƌLJƐŚĞĞĚŚĞƐŝ͞ĕƵĚŝĂĞŵĂĚŚĞĞŬŽŶŽŵŝŬĞĞnjŝƐģ͍͟2 <ģƌŬŽŶŝŶģŝŶƚĞƌŶĞƚĚŚĞŐũĞŶŝƐĞƐŝĂƌƌŝũŶģũĂƉŽŶĞnjģƚƚģŵďƌŽŚĞŶŶŐĂƚģƌŵĞƚĞƚĚŚĞĐƵŶĂŵĞƚ͘3 WƐĞ'ĂĚŝƐŚƵůůŝ<ŽƌĞĂŶƵŶĚĂŶģĚLJƐŚƚĞƚĞ͕ŶĚŽŶģƐĞũĂŶģŝŶũģũƟŬŽŵď͍,ƵůƵŵƚŽŶŝŶģŝŶƚĞƌŶĞƚ͘77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83