Page 80 - Demo
P. 80
1.19 PUNË PRAKTIKE: KONTINENTI I AZISËRezultatet e të nxënit:Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartë kontinentin e Azisë dhe ndarjen rajonale; lokalizon (emërton e ngjyros) format kryesore të relievit dhe hidrografisë së kontinentit të Azisë; lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të kontinentit të Azisë; vlerëson llojllojshmërinë racore, sociale, kulturore dhe ekonomike të kontinentit të Azisë; shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre rajoneve. Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë. Materialet burimore: Teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja. Mjetet e punës: Harta memece, atlasi gjeografik, teksti mësimor, lapsa me ngjyrë.Metodologjia që do të përdoret: Punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës memece), punë në grup (diskutim, shkëmbim mendimesh)Puna përgatitore: Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit duhet të mbështeten në njohuritë e marra për veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Azisë. Mësuesi/ja i orienton dhe ndihmon nxënësit të hulumtojnë dhe të përzgjedhin nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta etj.) informacione në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Azisë.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike1. Lokalizoni, emërtoni në hartën memece format kryesore të relievit (ultësirat, malet, rrafshnaltat, shkretëtirat, etj.) të secilit rajon (të përdoret harta memece 1).2. Dalloni grupet kryesore etnike, racore, fetare dhe gjuhësore të kontinentit të Azisë.Harta 178

