Page 83 - Demo
P. 83


                                    2.1Janë të shumta shpjegimet mbi prejardhjen e emrit “Afrikë”. Të parët që njihen për përdorimin e këtij emri ishin romakët, të cilët duket se e morën atë nga emri “afri” i një fisi që jetonte në Libinë e lashtë, në rajonin e malit Atlas, në perëndim të lumit Nil. AFRIKA – EMRI, POZITA, KUFIJTË DHE MADHËSIA Deti Mesdhe Oqeani Atlantik dhe Indian Kepi i Gjelbër Briri i Afrikës Bota e Vjetër.Fjalë kyçeNxënësi/ja:• përcakton në hartë kufijtë e kontinentit të Afrikës; • krahason pozitën gjeografike të Afrikës në raport me kontinentet e tjera;• tregon madhësinë e kontinentit dhe shtrirjen e saj.Afrika është kontinenti i dytë më i madh në botë (pas Azisë), me një sipërfaqe prej 30,3 milionë km2 (30 370 000 km2). Kontinenti afrikan mbulon pothuajse një të pestën apo 20% të sipërfaqes tokësore të planetit. Krahasuar me Evropën, Afrika është tri herë më e madhe. Në veri, kontinenti afrikan kufizohet nga Deti Mesdhe, në verilindje nga Kanali i Suezit dhe Deti i Kuq, në lindje nga Oqeani Indian, në jug nga ujërat e përziera të Oqeanit Atlantik dhe atij Indian dhe në perëndim nga Oqeani Atlantik. Në veri, Afrika i afrohet Evropës me anë të ngushticës së Gjibraltarit, me largësi 14 km. Me Azinë e ndan Kanali i Suezit, i ndërtuar në vitin 1869. Ngushtica Bab-el-Mandeb, me gjatësi prej 17 km, e ndan Afrikën nga Azia. DetyrëHulumtoni ne inernet dhe përpiquni të gjeni sa kilometra larg është Afrika prej kontinenteve të tjera.1 Pozita gjeografike e Afrikës2 Ngushtica e Gjibraltarit 3 Ngushtica Bab-el-MandebA z i aA f r i k aAfrikaEvropa81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87