Page 84 - Demo
P. 84
Kontinenti i AfrikësAfrika është kontinent me pozitë qendrore në botë. Nëpër të kalon ekuatori dhe meridiani fillestar. Ekuatori e ndan Afrikën në dy pjesë, pjesa veriore ka formën e trapezit, kurse ajo jugore të trekëndëshit. Dy të tretat e saj shtrihen në veri, kurse një e treta në jug të ekuatorit. Pas Azisë, Afrika është kontinenti më “i kontinentalizuar” i botës. Pjesa e brendshme e Afrikës gjendet mesatarisht 670 km larg bregdetit (Evropa 340 km). Ka gjatësi 8000 km nga veriu në jug dhe rreth 7400 km nga lindja në perëndim. Ekstremi i saj verior është kepi Blank e Bon në Tunizi; skaji jugor i saj është Kepi Aguljas në Afrikën e Jugut; pika e saj më e largët në lindje është kepi Hafun dhe Gardafui në Somali; dhe skaji i saj perëndimor është Kepi i Gjelbër në Senegal. DetyrëGjeni në hartën e vendosur në klasë, ose në atlas, vendet që u cekën më sipër.Pika më e lartë në kontinent është Mali Kilimanxharo, me lartësi 5895 m, ndërsa pika më e ulët është liqeni Asal në Xhibut, 157 m nën nivelin e detit. Afrika ka tetë rajone kryesore fiziko-gjeografike: Saharaja, Saheli, rrafshnalta etiopo-somaleze, rrafshnalta liqenore, savana, bregu Svahili, pyjet e shiut dhe Afrika Jugore. Disa nga këto rajone mbulojnë breza të mëdhenj të kontinentit, si Saharaja dhe Saheli, ndërsa të tjerat janë zona të izoluara, si malet e Etiopisë dhe Liqenet e Mëdha. Secili prej këtyre rajoneve ka komunitete unike kafshësh dhe bimësh. Në verilindje të Afrikës gjendet gadishulli i Somalisë, i quajtur Briri i Afrikës, midis Gjirit të Adenit dhe Oqeanit Indian. Në të, kryesisht, shtrihet territori i Somalisë.A dini se...Kanali i Suezit është kanal artificial detar ndërmjet Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq. I ndërtuar nga një kompani franceze, ai përfundoi në vitin 1869, pas një dekade ndërtimi. Ka një gjatësi 163 km, gjerësi minimale 55 m dhe thellësi rreth 12 m në baticë. Ndan kontinentin e Afrikës nga ai i Azisë dhe, për këtë arsye, është lidhja më e afërt detare mes hemisferës perëndimore dhe asaj lindore të Tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike, sepse është rruga më e rëndësishme detare për Evropën.4 Pamje nga mali Kilimanxharo82

