Page 87 - Demo
P. 87
Kontinenti i AfrikësNë rrafshnalta ngrihen disa masive malore. Në pjesët veriperëndimore gjenden malet Atlas, që janë male të reja, të ngjashme me Alpet e Evropës, me lartësi mbi 4000 m. Malet Ahagar, Tibesti dhe Darfur gjenden në brendësi të shkretëtirës së Saharasë. Këto male janë të vjetra, të ulëta dhe të vetmuara. Malet më të larta gjenden në pjesën lindore të kontinentit. Ato ndodhen në rrafshnaltën etiopo-somaleze dhe rrafshnaltën liqenore, si: Kilimanxharo (pika më e lartë në Afrikë, 5895 m), Kenia dhe Ruvenzori, Virunga, Elgoni, Karisimbi etj. Këto male janë kryesisht kupa vullkanike dhe lartësia e tyre është rreth 5000 m.Territoret të cilat gjenden në jug të lumenjve Kunene, Okavango dhe Zambezi janë rrafshnaltat me lartësi rreth 1200 m. Në pjesën e mesme gjendet shkretëtira Kalahari, kurse në brezin atlantik gjendet shkretëtira e Namibisë.Pjesa e Afrikës së Ulët përfshin basenin e Kongos, i rrethuar nga rrafshnalta e Angolës në jug dhe malet e Kamerunit në veri. Pjesët perëndimore të Afrikës dhe territoret që gjenden në veri të Gjirit të Guinesë janë me lartësi më të ulëta, deri 200 m.Ultësirat më të mëdha janë në pjesën qendrore të basenit të lumit Kongo, ultësira e Senegalit, ultësirat përreth liqenit Çad dhe ultësirat në gjirin e Guinesë.Shkretëtirat e Afrikës dallohen për relievin mjaft karakteristik. Shkretëtira më e nxehtë në këtë kontinent është Saharaja. Ajo përfshin pjesët veriore dhe perëndimore të kontinentit, më saktë territoret nga Oqeani Atlantik deri në Detin e Kuq, me sipërfaqe rreth 9 milionë km2. Shkretëtira të tjera janë: shkretëtira e Kalaharit dhe Namibisë, të cilat gjenden në pjesën jugore të Afrikës. Në krahinat shkretinore dallohen dunat e rërës, si formë e veçantë e relievit shkretinor.3 Pamje nga shkretëtira e Saharasë. 4 Pamje nga ultësira e Kongos2 Vullkani aktiv Erta Ale në rajonin verior Afar të Etiopisë.85

