Page 89 - Demo
P. 89


                                    Nxënësi/ja:2.3 FAKTORËT KLIMATIKË, HIDROGRAFIA DHE BOTA BIMORE E SHTAZORE klima ekuatoriale, tropikale dhe subtropikale Nili dhe Kongoja Viktoria pyjet e pashkelura savanaFjalë kyçe• analizon llojet e tipave klimatikë dhe dallimet e tyre në kontinentin e Afrikës;• identifikon në hartë lumenjtë, liqenet dhe ujëmbledhësit kryesorë të Afrikës;• shpjegon rolin, rëndësinë dhe karakteristikat e ujërave në kontinentin e Afrikës.DetyrëAnalizoni hartënklimatike të Afrikës në lidhje me gjithë tipat klimatikë të saj.1 Harta klimatike e kontinentit të AfrikësKarakteristikat klimatikeKlima në kontinentin e Afrikës është e lidhur ngushtë me pozitën gjeografike, relievin, afërsinë apo largësinë nga oqeanet dhe detet, rrymat detare, masat ajrore. Nëpër Afrikë kalon ekuatori, i cili e ndan kontinentin në pjesën veriore dhe jugore. Ai kushtëzon shpërndarjen e brezave klimatikë. Në veri dhe jug të rrethit të ekuatorit shtrihet brezi ekuatorial, ndërsa në veri dhe në jug të tij shtrihet brezi tropikal, subtropikal dhe brezat mesatarë klimatikë. Brezi ekuatorial shtrihet gjegjësisht në brezin prej 0˚ deri në 10˚ të gjerësisë gjeografike veri-jug. Karakterizohet nga temperatura rreth 24-25˚C dhe luhatje vjetore prej vetëm 2-3˚C, si dhe nga sasitë e mëdha të reshjeve. Klima ekuatoriale ndikon më tepër në Guinenë e sipërme dhe në basenin e lumit Kongo. Reshjet në Gjirin e Guinesë janë të përditshme, sidomos në orët e pasdites dhe arrijnë deri 12 000 mm në vit. Aty janë shumë të përhapura pyjet e pashkelura apo pyjet e shiut.Brezat tropikalë shtrihen në veri dhe në jug të brezit ekuatorial. Ata dallohen nga dy periudha të ndryshme vjetore: periudha me reshje dhe periudha e thatësisë. Në veri dhe jug të brezave tropikalë shtrihen brezat klimatikë subtropikalë, të cilët dallohen për periudha reshjesh të shkurtra dhe të rralla, kështu që në këta breza shfaqen shkretëtirat. Në veri është shkretëtira e Saharasë, kurse në jug shkretëtirat Kalahari dhe Namibia, të cilat dallohen për klimë tipike shkretinore. Në këto shkretëtira, temperaturat ditore mund të arrijnë deri në 50˚C, kurse gjatë natës mund të zbresin nën 0˚C. Reshjet janë shumë të pakta, më pak se 200 mm në vit ose mungojnë me vite të tëra, kurse në shkretëtirën e Namibisë, thuajse nuk ka reshje. Borë bie në pjesët e larta të maleve Atlas në veri dhe në malet Kuatlamba (Drakensberg) në jug, kurse në majat më të larta malore të Kilimanxharos, Kenias dhe Ruvenzorit ka borë të përhershme.Rajonet kryesoreklimatike të AfrikësKlima tropikalePyje të pashkeluraSavaneGjysmëshkretinoreShkretinoreSubtropikale e lagështShkretinoreMalore (ndryshon në varërsi të lartësisë)Klima subtropikaleKlima malore87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93