Page 9 - Demo
P. 9


                                    Kontinenti i Azisë1KONTINENTI I AZISË Kontinenti i Azisë paraqet njësi territoriale dhe rajonale hapësinore me tipare të veçanta natyrore e shoqëroro-ekonomike. Në këtë kontinent, trajtohen në mënyrë të përmbledhur karakteristikat kryesore me të cilat identifikohet si rajon i nivelit më të lartë. Aty trajtohen aspektet e përgjithshme natyrore dhe socio-ekonomike në nivel të kontinentit, rajonit dhe në nivel global. Azia njihet si kontinent i kontrasteve të shumta natyrore dhe shoqëroro-ekonomike. Ajo veçohet për nga sipërfaqja e madhe, kontraste të shumta në reliev, klimë, hidrografi, biodiversitet të llojllojshëm, si dhe specifika të shumta demografike, kulturo-historike, sociale, ekonomike e politike. Ky kontinent njihet si djep i civilizimeve e shpikjeve të lashta, vendlindje e besimeve monoteiste dhe atraksioneve të shumta të monumenteve kulturore dhe historike. Ndërveprimi i faktorëve natyrorë dhe socio-ekonomikë siguron një lidhje të rëndësishme në plotësimin e njëri-tjetrit dhe, si rrjedhojë, në kontinentin e Azisë vërehen transformime të shumta në aspektin natyror, social, ekonomik dhe mjedisor.  Përmes këtyre përmbajtjeve mësimore, nxënësi/ja synon t’i arrijë rezultatet e të nxënit që janë të përcaktuara. Ai/ajo do të jetë në gjendje të dijë, njohë, përshkruajë dhe bëjë krahasime, dallime të ndryshme, të gjykojë, analizojë, vlerësojë e interpretojë të gjitha proceset, qofshin ato natyrore apo socio-ekonomike, kulturoro-historike e politike. Bazuar në rezultatet e të nxënit, kontinenti i Azisë është përmbledhur në 19 njësi mësimore, ndarë në katër rajone që trajtohen në kuadër të këtij kontinenti.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13