Page 90 - Demo
P. 90


                                    Kontinenti i AfrikësBrezat mesatarë klimatikë në Afrikë shtrihen përgjatë bregdetit të Mesdheut dhe pjesës më jugore të kontinentit, ku janë të pranishme katër stinët e vitit. Malet Atlas në pjesën veriore, të kthyera kah detit Mesdhe, kanë klimë me reshje më të shumta, ndërsa pjesa e kthyer nga shkretëtira e Saharasë është e thatë dhe me tipare shkretinore. Veçoritë klimatike të Afrikës varen edhe nga lëvizjet e rrymave detare. Përreth Afrikës Veriperëndimore lëviz rryma detare e ftohtë Kanarie, ndërsa në jug, nga Gjiri i Guinesë, lëviz rryma detare e nxehtë e Guinesë. Në brigjet e Afrikës është karakteristike edhe rryma e Bengalit përgjatë brigjeve të Mozambikut. Nxehtësitë dhe thatësirat e mëdha në disa rajone, nga njëra anë, dhe sasitë e mëdha të reshjeve, nga ana tjetër, e vështirësojnë jetën dhe punën e njerëzve. Pikërisht për këtë shkak, vende të tilla, rrallë janë të banuara.Karakteristikat hidrografike të kontinentit të Afrikës kanë ndryshime të mëdha mes rajoneve. Ujërat e këtij kontinenti derdhen në pellgun e Detit Mesdhe, pellgun e Oqeanit Indian, pellgun e Atlantikut dhe në pellgun e mbyllur ose të brendshëm.Lumenjtë që derdhen në detin Mesdhe janë Nili dhe disa lumenj të vegjël të vargmaleve Atlas. Nili është lumi më i gjatë në botë, afro 6650 km dhe është lumi i vetëm që arrin të kalojë përmes shkretëtirës së Saharasë. Lumenjtë që derdhen në Oqeanin Indian janë: Juba, Shebeli, Zambezi, Limpopoja, bashkë një numër të madh lumenjsh të vegjël. Lumenjtë që derdhen në Oqeanin Atlantik janë: Senegali, Nigeri, Kongoja, Oranzhi etj. Kongoja është lumi me rrjetin më të dendur dhe me më shumë ujë në Afrikë. Është lumi i dyti në Afrikë për nga gjatësia dhe i dyti në botë për nga prurjet, pas Amazonës. Në pellgun e mbyllur me rrjedha të brendshme kontinentale, përfshihet rreth 30% e territorit. Pjesa më e madhe e tij është e thatë dhe s’ka lumenj të mëdhenj. Në këto hapësira, lumi më i madh është Shari, që derdhet në liqenin Çad. Shumica e lumenjve të këtij pellgu thahen gjatë vitit, kurse një pjesë e mirë e tyre janë tharë kohë më parë. Në viset e thata të Afrikës Veriore dhe Azisë Jugperëndimore, shtretërit e thatë të lumenjve ndryshe quhen vade. Duke iu afruar oqeaneve, lumenjtë kanë pjerrësi me potencial të madh energjetik.Liqenet – Afrika është kontinent që ka shumë liqene me ujë të njelmët dhe me ujë të ëmbël, si dhe liqene të përhershme dhe të përkohshme, kryesisht me prejardhje tektonike. Më të mëdhenjtë janë: liqeni Viktoria (i treti në botë, me sipërfaqe 69 484 km2 e thellësi 82 m); Tanganika (liqeni më i gjatë me ujëra të ëmbla në botë, 660 km dhe i dyti më i thellë me 1436 m pas liqenit Bajkal në Rusi); liqeni Niasa (i cili, nëpërmjet lumit Shire, derdhet në lumin Zambezi), liqeni Albert, liqeni Eduard dhe liqeni Tana (nga buron Nili i Kaltër). Të gjitha këto liqene, për nga krijimi i tyre, janë liqene tektonike dhe që të gjitha janë të lundrueshme. Liqeni Çad mbulon pjesën më të madhe të pellgut të brendshëm në Afrikë. Me një thellësi prej vetëm 15 m, është i vendosur në vise të thata, ndaj e ndryshon shumë herë sipërfaqen e vet. 2 Harta hidrografike e kontinentit të AfrikësSaharajaSaheli3 Liqeni Viktoria në qytetin Mvanza, Tanzani88
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94