Page 91 - Demo
P. 91


                                    Kontinenti i AfrikësNë shkretëtirën Kalahari gjenden moçale të njelmëta. Në Afrikë ka sipërfaqe liqenore që mbushen me ujë në periudhën e reshjeve, ndërsa në atë pa reshje thahen. Bota bimore dhe shtazore – Në varësi të veçorive klimatiko-gjeografike të Afrikës, ashtu janë shtrirë edhe zonat e botës bimore dhe shtazore. Zonat e botës bimore në Afrikë ndahen kryesisht në: pyjore, barishtore dhe shkretinore. Pyjet e pashkelura shtrihen përreth ekuatorit, përfshijnë edhe territoret e Guinesë së Sipërme, pjesën e poshtme të lumit Niger dhe basenin e lumit Kongo. Janë pyje të larta dhe të ngjeshura me dru palme, baobabi, mogani, abanozi dhe drurë të tjerë, të ndërthurura me kate më të ulëta bimësh, duke krijuar pyje të dendura dhe të pakalueshme, të njohura si pyje të pashkelura.Pyjet ekuatoriale kah veriu dhe jugu, kalojnë gradualisht në zona bimësie të dendur barishtore, me lartësi 1-3 m, të njohura me emrin savana. Më në veri dhe më në jug vazhdon zona stepore, gjysmëshkretinore dhe nis e shfaqet bimësia e shkretëtirave (Sahara, Kalahar dhe Namibi). Në shkretëtira gjenden oazat, në të cilat ka vegjetacion të bujshëm, kurse në pjesët e tjera vegjetacioni është i varfër dhe shfaqet periodikisht në kohën e reshjeve. Mbizotërojnë shkurret dhe kaktuset. Në oaza, më së shpeshti ka palma, ndërsa në disa vende kultivohen edhe kultura bujqësore. Në pjesën mesdhetare janë të zhvilluara bimët me gjelbërim të përhershëm, të tipit të makjeve.Bota shtazore në Afrikë është e shumëllojshme. Në zonat tropikale gjenden elefantë, rinocerontë dhe majmunë. Në savana dhe në stepa hasen më shpesh kafshët barngrënëse: gjirafa, antilopa, gazela, bualli etj., kurse prej kafshëve mishngrënëse janë: luani, gepardi, leopardi, hiena, qeni i egër afrikan etj. Në mjediset ujore gjenden hipopotami, krokodili, zvarranikë e insekte të ndryshme. Karakteristike janë mizat cece (që shkaktojnë sëmundjen e gjumit) dhe mushkonja e malaries (që shkakton sëmundjen e malaries).DetyrëAnalizoni në hartë ato që u cekën më lart.4 Perëndimi i diellit në shkretëtirën Kalahari5 Harta e bimësisë së AfrikësPyjet e pashkeluraGjysmëshkretëtirëShkretëtirëekstremeSavanëStepë89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95