Page 94 - Demo
P. 94


                                    2.4Popullsia dhe veçoritë shoqërore të AfrikësAfrika është kontinenti i dytë më i madh për nga numri i popullsisë. Rritja e popullsisë në këtë kontinent është më e larta në botë. Deri para vitit 2000, Afrika kishte më pak banorë se Evropa. Në Afrikë jeton rreth 16% e popullsisë së botës.Afrika ka shkallë shumë të lartë nataliteti, por edhe mortaliteti është i lartë. Ka shtim natyror mbi 25 për mijë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e shpejtë të popullsisë me rreth 30 milionë banorë në vit. Dominojnë grup-moshat e reja dhe mosha mesatare e popullsisë është 19,7 vjeç. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në fshatra, ndërsa popullsia urbane është 43,8%.KARAKTERISTIKAT DEMOGRAFIKE, ZHVILLIMI EKONOMIK DHE NDARJA POLITIKE  negroidë evropeidë semitë bantuidë berberëNxënësi/ja:• dallon veçoritë demografike të popullsisë së Afrikës;• përshkruan nivelin e jetesës së popullsisë në kontinentin afrikan;• klasifikon organizimet dhe grupimet politike dhe ekonomike të shteteve afrikane;• diskuton nivelin e ulët ekonomik në raport me pasuritë natyrore të shteteve;• përkufizon ndarjen rajonale të kontinentit të Afrikës.Fjalë kyçeDendësia mesatare e popullsisë është 45 banorë/km2 dhe shpërndarja e popullsisë nuk është e barabartë në gjithë kontinentin. Hapësira të mëdha të kontinentit janë të pabanuara, siç janë shkretëtira e Saharasë, Namibisë, Kalaharit etj. Disa hapësira të tjera, si: lugina e Nilit, brigjet e Atlantikut, Mesdheut, rrafshnalta liqenore dhe ajo etiopo-somaleze janë më të përshtatshme dhe me dendësi më të madhe popullsie (shih hartën e dendësisë së popullsisë).Evropa 748 854 090Afrika 1 431 985 130Azia 4 744 487 2891 400 000 0001 000 000 0001 200 000 0001 800 000 0001 600 000 0001 400 000 0001 200 000 000AfrikaEvropa1970 1980 1990 2000 2010 20201 Popullsia e tri kontinenteve (2023) 2 Rritja e popullsisë së Afrikës dhe Evropës nga viti 1970-202092
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98