Page 95 - Demo
P. 95
Kontinenti i AfrikësPopullsia e Afrikës u takon dy racave kryesore: negroide dhe evropeide. Ka shumë pak popullsi të racës mongoloide, e cila gjendet kryesisht në ishullin e Madagaskarit. Raca negroide është më e përhapura në këtë kontinent, me rreth 80% të popullsisë dhe shtrihet kryesisht nga pjesa jugore e Saharasë deri në jug. Përfshin pjesën sudaneze, Afrikën Perëndimore, Lindore dhe Jugore. Raca negroide ndahet në dy grupe: sudanidë dhe bantuidë. Sudanidët jetojnë në veri të ekuatorit (kjo hapësirë njihet edhe si Sudan dhe përfshin pjesën nga Nili deri në Atlantik, si dhe rreth gjirit të Guinesë). Bantuidët jetojnë në pjesët e tjera të kontinentit. Raca evropeide jeton kryesisht në pjesën veriore të kontinentit dhe ndahet në dy grupe: hamitë dhe semitë. Hamitët janë popullsi më e vjetër, por, në kontakt me semitët dhe sudanidët, janë asimiluar në masë të madhe. Prej grupeve më të njohura janë: berberët, tuaregët, koptët, fellahët etj. Semitët janë popullsi aziatike e ardhur nga Gadishulli Arabik në shek. VII. Ishin në numër më të madh dhe i imponuan popullsisë vendase gjuhën, fenë, kulturën traditën etj., ndërsa prej saj morën mënyrën e jetesës në kushtet e shkretëtirës. Besimet fetare më të përhapura janë feja islame dhe e krishterë, në rreth 90% të popullsisë; besime të tjera janë besimi tradicional, animizmi etj. Në kontinentin e Afrikës fliten rreth një mijë gjuhë të ndryshme dhe është e vështirë të bëhet klasifikimi i tyre. Në pjesën veriore fliten kryesisht gjuhët arabe dhe kopte (gjuhë më e hershme egjiptiane, që flitet në Etiopi dhe Egjipt). Ndërsa gjuhët evropiane, si: frënge, angleze, spanjolle, portugeze e italiane, fliten në vendet afrikane që kanë qenë koloni e këtyre shteteve. Kolonizimi i Afrikës nisi para 400 viteve nga sundimtarët evropianë dhe aziatikë. Kjo ka ndikuar në gjuhën, kulturën, fenë dhe ekonominë e vendit. Pas viteve 1950, të gjitha vendet afrikane shpallën pavarësinë.3 Shpërndarja e dendësisë së popullsisë në Afrikë4 Piramida e popullsisë së Afrikës 20205 Përhapja e besimeve fetare në kontinetin e AfrikësDendësia e popullsisë0.1 - 55 - 1010 - 2525 - 5050 - 100100 - 250250 - 500500 - 1.0001.000 - 2.5002.500 - 5.0005.000 - 10.00010.000 - 25.00025.000 - 50.00050.000 - 100.0000 500 1000Km1500 2000MESHKUJ FEMRATë krishterëMyslimanëHinduBesime vendase100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%7.6%6.9%6.0%5.2%4.4%3.9%3.4%2.9%2.4%1.9%1.6%1.2%0.9%0.7%0.4%0.3%0.1%0.0%0.0%0.0%0.0%0.0%0.1%0.2%0.3%0.5%0.8%1.0%1.3%1.6%2.0%2.4%2.9%3.4%3.9%4.4%5.1%5.9%6.7%7.4%0.0%0.0

