Page 96 - Demo
P. 96
Kontinenti i AfrikësZhvillimi ekonomik dhe ndarja politikeKontinenti i Afrikës është i pasur me shumë minerale. Këto pasuri janë shfrytëzuar nga arabët, evropianët e sot edhe nga aziatikët e amerikanët. Ka pasuri në minerale të çmuara e sidomos ar, diamant, bakër, uranium, boksite, fosfate etj. Disa shtete janë të pasura edhe me naftë e gaz natyror. Përkundër pasurive të shumta natyrore, shumë shtete të Afrikës kanë nivel të ulët zhvillimi ekonomik, si rezultat i kolonizimit të gjatë evropian dhe shfrytëzimit të pasurive nga fuqitë e mëdha botërore, konflikteve të shpeshta të grupeve etnike dhe faktorëve natyrorë. Afrika është e njohur në botë si prodhuese dhe eksportuese e madhe e diamanteve me 95%, kobaltit 80%, arit 65%, pambukut 30%, kromit 50%, fosforiteve mbi 30%, manganit 20%, bakrit 20% dhe naftës 10%.Kontinenti i Afrikës ka shkallë të ulët zhvillimi ekonomik dhe popullsia merret kryesisht me bujqësi. Si veprimtari ekonomike, bujqësia është e specializuar në plantacione të një kulturë të veçantë bujqësore, siç janë plantacionet e kafesë, pambukut, kikirikut, duhanit, kakaos etj. Prej bimëve mesdhetare, kultivohen agrumet, ullinjtë, hardhitë dhe drithërat. Afrika është e pasur edhe me fond të madh blegtorie dhe prodhimesh blegtorale (mish, bulmet, lëkurë dhe lesh). Megjithatë, blegtoria është kryesisht ekstensive, pak e zhvilluar dhe nuk i plotëson nevojat e popullatës vendase. Industria është shumë pak e zhvilluar. Vendi më i industrializuar në Afrikë është Republika e Afrikës së Jugut. Pyjet janë pasuri shumë e rëndësishme e këtij kontinenti. Pyjet ekuatoriale dallohen për lloje drurësh të çmuar, për të cilat ka shumë kërkesë në tregun botëror. Prerja dhe shfrytëzimi i pyjeve vazhdon në mënyrë të pakontrolluar edhe sot, siç ishte edhe gjatë kohës së kolonializmit. Turizmi luan një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Afrikës. Vlerat e shumta natyrore, parqet e njohura kombëtare, monumentet kulturoro-historike etj., e bëjnë këtë kontinent mjaft tërheqës për vizitorët nga gjithë bota. Afrika u ofron turistëve mundësinë ta shohin dhe përjetojnë jetën e egër në mënyrë të veçantë, pasi aty shohin kafshët në mjediset natyrore origjinale si askund tjetër. Afrika ka një numër të madh parqesh kombëtare, me kafshë që nuk gjenden në asnjë vend të botës. Nga bukuritë e tjera natyrore janë: lumi Nil (me të dy degët e tij, Nili i Bardhë dhe ai i Kaltër), lumi Zambezi me ujëvarën Viktoria, liqenet e shumta, si: Viktoria, Niasa, Tanganika, oazat në Sahara etj. Gjithashtu, ky kontinent është i pasur me trashëgimi kulturore, sidomos në qytetet e vjetra të Egjiptit, Libisë, Marokut etj. Piramidat e Egjiptit zënë një peshë të rëndësishme në zhvillimin e turizmit.6 Pasuritë natyrore të AfrikësNaftëGaz natyrorQymyrUraniumDiamantArBakërHekurManganBoksiteKromFosfate94

