Page 99 - Demo
P. 99
Nxënësi/ja:2.5 AFRIKA VERIORE – SPECIFIKAT NATYRORE DHE SHOQËRORO-EKONOMIKE• shpjegon pozitën gjeografike, madhësinë dhe kufijtë e Afrikës Veriore;• analizon veçoritë natyrore të Afrikës Veriore;• identifikon pasuritë kryesore natyrore të vendeve të Afrikës Veriore;• shpreh veçoritë demografike të popullsisë së Afrikës Veriore;• krahason raportin mes pasurive natyrore dhe zhvillimit ekonomik të shteteve të Afrikës Veriore.Afrika Veriore përfshin pjesën veriore të Afrikës. Shtrihet prej Detit Mesdhe në veri, deri në pjesën qendrore të shkretëtirës së Saharasë në jug, prej Oqeanit Atlantik në perëndim e deri në Detin e Kuq në lindje. Afrika Veriore përfshin një sipërfaqe rreth 7,7 milionë km2 dhe në të jetojnë rreth 258 milionë banorë. Pjesën më të madhe të territorit e zë shkretëtira e Saharasë, prandaj Afrika Veriore ka dendësi të ulët popullsie.Relievi – Format kryesore të relievit të këtij rajoni janë: brezi i ulët dhe i ngushtë bregdetar, malet Atlas, shkretëtira e Saharasë, lugina e Nilit dhe oazat. Brezi i ulët dhe i ngushtë bregdetarshtrihet, në pjesën më të madhe, në veri të maleve Atlas, përgjatë brigjeve të detit Mesdhe, nga Ngushtica e Gjibraltarit e deri në Tripoli. Në këtë brez, tokat e punuara ujiten me ujin e lumenjve dhe përrenjve që rrjedhin nga malet, si dhe nga shumë burime që dalin nga rrëzat e maleve Atlas. Është zonë shumë e përshtatshme për kultivimin e agrumeve, perimeve dhe vreshtave. Malet Atlas janë krahinë malore në veriperëndim të Afrikës; ato shtrihen midis Oqeanit Atlantik, Detit Mesdhe dhe shkretëtirës së Saharasë. Kanë gjatësi prej rreth 2500 km, dhe gjerësi prej 250-300 km. Majat më të larta arrijnë mbi 4000 m. Ky rajon u takon tri shteteve: Marokut, Algjerisë dhe Tunizisë. Këto vende, arabët i quajnë Magreb, që do të thotë “dielli në perëndim”. Malet Atlas janë të varfra në ujë. Klima pranë Oqeanit Atlantik dhe Detit Mesdhe në viset më të ulëta është mesdhetare, në viset më të larta është stepore, ndërsa në pjesën jugore të maleve është shkretinore.Shkretëtira e Saharasë është shkretëtira më e madhe në botë, me një sipërfaqe prej rreth 9 milionë km2. Relievi në Sahara është kryesisht i ulët deri në 500 m lartësi, ku ngrihen malet Ahagar, Tibesti dhe Darfur. Mbizotërojnë gurët dhe rëra shkretinore dhe reliev tipik gjysmëshkretinor. Klima është tipike shkretinore, e thatë dhe e nxehtë. Temperatura mesatare e ajrit është rreth 35˚C, kurse reshjet janë nën 50 mm në vit. Vegjetacioni është kryesisht i rrallë, kryesisht bimë gjembore dhe kaktuse, dhe ndeshet kryesisht nëpër oaza.LIBIALGJERIMAROKTUNIZIEGJIPTSUDANSAHARAJA PERËNDIMOREDetyrëAnalizoni hartën dhe gjeni, në hartën e klasës apo atlas, ato që u përmendën më lart. mesdhetare Atlasi dhe Saharaja zhvillimi ekonomik nafta dhe pasuritë natyroreFjalë kyçe1 Pozita gjeografike e Afrikës Veriore97

