Page 100 - Demo
P. 100
Kjo poezi është një elegji epike dhe himnizuese kushtuar heroit legjendar, Bajram Curri. Nëpërmjet saj, Noli ka portretizuar një figurë të gjallë dhe heroike. Bajram Curri, trimi nga Kosova, ishte drejtues kryesor i kryengritjes kundër osmanëve që u finalizua me shpalljen e pavarësisë. Ai dha një kontribut të madh në mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut.Para leximitShpell’ e Dragobisë(Elegji për Bajram Currin)Kur tufani e çthuri fenë,Kur tirani e krrusi atdhenë,Mi një brek të DragobisëPriret Flamur’ i lirisë.Atje nisi, atje mbaroj,Atje krisi, atje pushoj,-Rrufe-shkab’ e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.Vendi dridhej, ay mbetiSe s’tronditej nga tërmeti.-Dif drangoj i Dragobisë,Trim tribun i Vegjëlisë.O Bajram, bajrak i gjallë,More nam me gjak në ballë,Te një shpell’ e Dragobisë, - Yll i rall’ i burrërisë.Thon’ u-shtri e thon’ u-vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë,As të zëmr’ e Djalërisë.Fan S. Noli (1882-1965) është poet, publicist, përkthyes shumë i njohur. Lindi në Ibrik-Tepe të Adrianopojës, në një koloni shqiptare në Turqi. Ai njihet për kontributin e çmuar që i ka dhënë lëvizjes kombëtare me veprimtarinë e tij politike dhe letrare. Në vitin 1912 u diplomua për arte në Universitetin e Harvardit. Ka shkruar vëllimin me vjersha “Albumi” (1948), si dhe dramën me tri akte “Israilitë dhe Filistinë”. Noli ka realizuar edhe studime, siç është ai për heroin tonë kombëtar, “Historia e Skënderbeut” (1921); studimin “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” etj. Shqipëroi dhe shoqëroi me analiza vepra të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj.Dragobi – mal në Veri të Shqipërisë Dif – qenie e trilluar me fuqi të jashtëzakonshme tribun – udhëheqës që mbron të drejtat e popullit Ante – vigan mitologjik, bir i Neptunit dhe i Tokës, i pathyeshëmdithiramb – këngë që këndohej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit; këtu ka kuptimin e heroit katakomb – këtu: shpellë e nëndheshme, nga ku është e vështirë të dalëshFjalorLexojmë98Tekste poetike

