Page 101 - Demo
P. 101
Studim tekstiAs je vrar’ e as po vriteshLegjendar Ante po rritesh.Dithiramb i Dragobisë,Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u ndrit kjo shpellë, Gjer në qjell u ngrit KështjellëPër çlirimn’ e ShqipërisëKatakomb i Dragobisë. Shkëputur nga “Poezi të zgjedhura”, 1966 Kuptojmë poezinë1 Përgjigjuni këtyre pyetjeve rreth poezisë:a) Bajram Curri është hero i popullit shqiptar. Cila është origjina e tij?b) Për çfarë luftoi Bajram Curri? c) Cili është kontributi i tij për mbrojtjen e tërësisë territoriale? d) Ku luftoi dhe ku “pushoi” Bajram Curri?Analizojmë poezinë 2 Si e përshkruan Noli figurën e Bajram Currit? Gjeni në tekst, fjalët që përdoren për të treguar trimërinë e madhe të kësaj figure. Interpretojmë poezinë 3 Duke u nisur nga shpjegimi i fjalës “katakomb”, pas sulmeve të vazhdueshme, në çfarë u shndërrua shpella e Dragobisë? Analizoni vargjet: Për çlirimn’ e Shqipërisë/Katakomb i Dragobisë.Gjuha e poezisë4 Gjeni një hiperbolë në elegjinë epike që i kushtohet Bajram Currit. 5 Lexoni me vëmendje poezinë, gjeni tri metafora dhe shpjegoni mënyrën si janë ndërtuar. 6 Cila është figura tingullore e ndërtuar nga poeti në vargjet: Dif drangoj i Dragobisë/trim tribun i vegjëlisë?7 Gjeni dy anafora në poezinë e mësipërme. Reflektojmë rreth poezisë 8 Trimat dhe heronjtë që japin jetën për atdheun, mbeten të gjallë në kujtesën e popullit. Si ruhet figura e Bajram Currit në kujtesën e brezave? Detyrë Ka edhe poezi të tjera kushtuar Bajram Currit. Gjeni të paktën njërën prej tyre dhe lexojeni në klasë.Lexojmë99

